web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Plagoset një person

25 Dhjetor 2025, 14:02, Kronika CNA

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Plagoset një person

Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në Rrugën e Arbrit, në segmentin Bulqizë–Fushë Bulqizë, në vendin e njohur si “Ura e Vocit”.

Në aksident janë përplasur dy automjete, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një pasagjere që ndodhej në njërën prej makinave.

E lënduara është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga