Zbardhen bisedat në SkyECC/ Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e ‘Krymit’, kush është Flobens Meçja, u kap me 'Akilin'
Flobens Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë një...

Përgjimet telefonike dhe ambientale në dosjen e operacionit “Ura” zbulojnë rolin aktiv të Gertin Aliut në organizimin e trafikut të heroinës drejt Italisë, përmes bashkëpunimit me persona si Adi Çoba (i njohur me pseudonimin “Bazholi”), Orges Molla (Gesi) dhe Ervis Deti. Në komunikimet e përgjuara, dalin detaje të qarta për porositë, pagesat, vendtakimet dhe transportin e lëndës narkotike, duke përfshirë edhe rrugët përmes tragetit Durrës–Bari dhe dorëzimet tek anëtarët e grupit në Itali që drejtohej nga Adi Çoba.
Rezulton se Gertin Aliu jo vetëm ka njohje me Adi Çoba, por i referohet “Bazholit” si emër që ka një rëndësi.
Gjithashtu, Gertin Aliu rezulton të ketë njohje dhe me Orges Mollën. Ky i fundit rezulton në përgjimin telefonik, përshkruar më sipër, por dhe nga përgjimet ambientale të përgjuara nga Autorietet Italiane, si person i dyshuar në gjetjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit "heroinë".
Nga transkripti i bisedës së përgjuar ambientale të datës 01.06.2022, ora 17:45, kryer nga Autoritetet Italiane në automjetin e Genci Telollari, rezulton biseda më interes midis Gencit dhe Gertin Aliut, si vijon:
Gerti: I thashë, dëgjo, zbrit sepse nuk i kam paratë! Nuk është se nuk i kam paratë por për herë parë po sforcohem, herën e dytë nuk merkaosem më. Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro. Tani Gesi më tha kështu: "këtë herë merre më para! Sepse mua mi kanë marrë..... më duket se kunati i tij ka ikur" ....
Genci: ku ka ikur?...
Gerti: i kanë hyrë në shtëpi kunatit të Gesit, ai që takuat ju...
Genci: Çfarë po thua?...
Gerti: Po! Më tha (Gesi), "Unë i kam bërë tashmë në gjashtë e gjyëm 1 me 4"...
Genci: "nuk e ndjej"...
Gerti: Si...
Genci: jo, nuk e ndjej...
Gerti: nuk do marrim atë, do marrim vetem këto të dyja........ biseda vijon.
Nga përgjimet e telekomunikimeve rezulton një lidhje e drejtpërdrejtë e Gertin Aliut me shtetasin Ervis Deti. Gjatë bisedave që kanë zhvilluar me njëri-tjetrin, rezulton se ata janë takuar së bashku, ku Gertin Aliu i thotë Ervis Detit: "masdite do vi të takoj se s'kam qenë në Durrës kto dit prandaj...se kam një muhabet për të konsumar"
Gjithashtu në një bisedë tjetër rezulton qe Ervis Deti i thotë Gertin Aliu se "isha ke Gesi, sa po lëviz, ku do takohemi?". Gerti i pergjigjet "po zbres nga Vila e Zogut për te muzeumi i dëshmorëve, takohemi aty".
Me konkretisht, bisedë e përgjuar më datë 07.05.2022, ora 13:45, në bazë të vendimit nr. 315, datë 19.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si vijon.
Gertin Aliu: Ca bone me.
Ervis Deti: hic me, ca bon ti?..
Gertin Aliu: Masdite do vi te takoj se s'kam qenë në Durrës kto dit, prandaj, ik se s'ashtu, mir vilai jot?...
Ervis Deti: Mir, mir, jo kot, un mora me shum per merak se ca esht...
Gertin Aliu: Jo jo po se kam nje muhabet pwr tw konsumu, hajd, kam njw muhabet pwr tw konsumu, mir tw keqen mir, ciao.
Bisedë tjetër me interes e përgjuar më datë 08.05.2022, ora 10:49, në bazë të vendimit mr.315, datë 19.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ervis Deti - he... Gertin Aliu-si ja kalove? Ku je me?... Ervis Deti - mir me, un tashi sa po sa po leviz i cik ktu te.. Gertin Aliu - ku?
Ervis Deti - isha ke Gesi, sa po leviz, ku tak, ku te pres?..
Gertin Aliu - ku ku, me makine je?...
Ervis Deti: me makine e villa...
Gertin Aliu direkt un nga Vila Zogut po zbres aty te
Kjo bisedë e zhvilluar më datë 08.05.2022, ora 10:49 vërteton takimin e Gertit dhe Visit, direkt pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me Gesin. Po në të njëjtën datë, duke iu referuar hyrje-daljeve të sistemit Tims, rezulton se Ervis Deti është nisur me linjën e tragetit "Rigel Duni" në drejtim të Barit, Itali dhe është kthyer në Shqipëri me datë 20.05.2022 me të njëjtën linjë trageti. Bisedat e mëvonshme telefonike midis këtyre subjekteve datojnë më 10.05.2022-13.05.2022, periudhë në të cilën Visi ndodhej në Itali.
Të dy bisedojnë për një takim që Visi duhej të bënte me disa të njohur të përbashkët me qëllim lidhjen e kontakteve dhe dorëzimin e lëndës narkotike te disa persona që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ende të paidentifikuar. Dyshohet se roli i Visit është marrja dhe dorëzimi i lëndës narkotike (korrier) në emër dhe për llogari të Gertit apo Gesit.
Më konkretisht bisedat zhvillohen si më poshtë:
Bisedë me interes e përgjuar më datë 10.05.2022, ora 10:57, në bazë të vendimit ar. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
Ervis Deti - ho me zemra
Gerti Aliu (Gerti) - ca bone ti me?
Ervis Deti - Hic tu bo xhiro, tu nejte.
Gerti Aliu-t'rujt zoti, tashti ti ktu je?...
Ervis Deti- Jo une jam ktu (i referohet Italisë)..
Gerti Aliu - E mire, jo sepse e kemi mik te perbashket prandaj po them a m'nigjon?...
Ervis Deti Ca problemi ka?...
Gerti Aliu: ate shokun tim e kemi mik te perbashket, kshu qe e zgjidhte vete me ty ai, kjo eshte ideja...
Ervis Deti- E zgjidh vete me mu ai?..
Gerti Aliu-Eee...
Ervis Deti-ku ku esht qe si e zgjidh me mu ai
Gerti Aliu-e pra tashi, kur t'jesh ktu pastaj te flas une pra ca t'them une ty tashi, se di si me ta shpjegu...
Ervis Deti-Po mire mo, maroje ti ca problemi ka?...
Gerti Aliu-Mire pra mire, jo jo se e maroj une e maroj une nuk e kam problem fare ate pjese, se kam fare problem me vila jo, une do ta maroj, nuk e kam problem une ate po e kom lone per sot ne darke pranej...
Ervis Deti - Po mire mo edhe mu neser m'duhesh, po qe se shkon, shko me plakun neser...
Gerti Aliu - Mire ik se e zgjidhim vete tashi, ik se s'ashu dot me teper hajd...
Ervis Deti - Hajd...
Gerti Aliu - A m'nigjon?...
Ervis Deti - Po pra po te degjoj...
Gerti Aliu - Mire te morsha te keqen, hajde shpirto hajt, t'njifte vete me pranaj po te them t'njifte vete...
Ervis Deti - Po mire mo po pastaj...
Gerti Aliu - Jo jo, shyqyr me mu bo qejfi qe te njifte vete (qesh)
Ervis Deti - e pra, hajd...
Gerti Aliu-hajde ciao ciao.
Bisedë me interes e përgjuar më datë 11.05.2022, ora 12:43, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Ervis Deti - he zemra
Gerti Aliu-he me te keqen...
Ervis Deti-ca do boj un?...
Gerti Aliu-si ja kalove ti?...
Ervis Deti-hiç e mir, ja knej tu llogarit
Gerti Aliu-marshalla, tashi kupton, si esht thelbi apo jo?... Ervis Deti jo un mora vesh qe ti do vish ktu me i llaf apo jo?..
Gerti Aliu: po pra e, e aq do vi un aty edhe, jan miq te perbashket, kshuqe nuk kam lidhje mo un, ne kuptimin e asajt se ata flasin vet a me kupton e? Neqoftese esht po i njejti, se te njofin mir, a me kupton Gertin, kjo esht ideja, maroi filmi...
Ervis Deti-po mir pra ti kur vjen ktu se un se kam iden se ..../syri.net
Flobens Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë një...
CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për megaoperacio...
Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me pro...
Policia ka publikuar pamjet nga operacioni "Enigma" në Dur...
Policia ka finalizuar operacionin "Enigma" nga i cili janë...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga Xhevdet Plakun, i njo...
Trupi i një shqiptari 41-vjeçar, i qëlluar për vdekje nga ...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-F...
Një grua 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje ...
Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Drenovë. ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se cilat janë tri figur...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje në lidhje me grupi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën...
Ky person që shihni në foton e siguruar nga SYRI, është El...
Finalizohet pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, oper...
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të ...
Më datë 20.05.2025, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 1, në ...
Gjykata e Lartë ka liruar nga qelia Kreshnik Farrukun, i n...
Agjencia e Mbikqëqyrjes Policore ka vënë në pranga 3 punon...
Raportohet se një aksident ka ndodhur ditën e sotme te “Sh...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...