web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksplozivi i lidhur me një celular/ Policia del me njoftimin zyrtar

21 Maj 2025, 09:51, Kronika CNA

Eksplozivi i lidhur me një celular/ Policia del me njoftimin zyrtar

Më datë 20.05.2025, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 1, në vendin e quajtur "Veliera", është konstatuar një pako me lëndë të dyshuar plasëse. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë dhe vendosën perimetrin e sigurisë, ndërsa njësia antieksploziv e RENEA-s kreu veprimet për çaktivizimin e pakos me lëndë plasëse që ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA

 





Lajmet e fundit nga