Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Korçës është mbajtur mesditën e sotme seanca për rikualifikimin e veprës penale që rëndon mbi Dritson Kurtin, i cili pas martesës me një të mitur të komunitetit rom, kanë lindur një fëmijë.
Familjarë dhe anëtarë të komunitetit rom kanë protestuar për herë të tretë para gjykatës, duke kërkuar lirimin e Kurtit, për shkak se ky komunitet e ka pjesë të traditës martesën në moshë të vogël. Vetë e mitura dhe babai i saj në një intervistë për mediat kanë kërkuar lirimin e Dritsonit, duke u shprehur se e kanë të pamundur jetesën dhe janë zhytur në borxhe për rritjen e foshnjës.
"Ma lironi burrin. Mua nuk ka kush të më ushqejë siç e kam thënë gjithmonë. S'kam krah pune. Të vështira shumë këto muaj, gjyshja më shumë borxh ka marrë te dyqani që na mban dhe mua dhe fëmijën tim. Dua vetëm të ma lironi. Është protesta e tretë", tha e mitura.
"Kemi dëshirë të lirohet. Kemi ligjet e vjetra të gjyshërve tanë, traditat tona të vjetra, sipas tyre kemi ecur dhe ne. Shteti e ka në dorë ta lirojë një orë e më parë. Edhe ne nuk kemi mundësi ta ndihmojmë. Punojmë me hekurishte e me mbeturina, po i rrisim fëmijët. Duam të lirohet, të krijojë familjen e vetë me fëmijët e vetë", u shpreh babai i vajzës së mitur.
Në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme, u vendos rikualifikimi i veprës penale nga neni 100/2 në nenin 100/1, si edhe u pranua gjykimi i shkurtuar për ekonomi gjyqësore, ndërsa sipas avokatit Enea Cenko do të vazhdojnë të kërkojnë pafajësi.
"Sot seanca në gjykatën e Korçës shkoi shumë mirë. Deri në këtë moment proçedurial që ne jemi, u kërkua një seancë më parë, rikualifikimi i akuzës neni 100/2 i kodit penal dhe gjykata ishte tërhequr për të marrë vendim. Pranonte rikualifikimin e akuzës. Tashmë në seancën e sotme, në gjykimin paraprak, gjykata e pranoi siç e kërkoi prokuroria nga neni 100/2 në nenin 100/1. U kërkua nga ana jonë pjesa e gjykimit të shkurtuar çka u pranua nga gjykata. Është bërë një punë kolosale për ti krijuar bindjen dhe për ti kërkuar organit të akuzës, rikualifikimin e akuzës. Në seancën e rradhës do dëgjojmë konkluzionet e organit të akuzës. Vajza e mitur, viktima e këtij procesi ka folur duke kërkuar me insistim që bashkëshorti i saj të kthehej në shtëpi dhe të siguronte jetesën. I bëj thirrje të gjitha institucioneve, të marrin një vendim sa më të drejtë duke patur parasysh se ka një konventë speciale për komunitetin rom dhe të shikohet me tepër rigorozitet konventa europiane për romët. Nëse do të ishim tek kualifikimi i parë që bëri prokuroria, Dritson Kurti rrezikonte deri në 25 vite burg. Në këtë moment proçedurial, kemi të bëjmë me një kërkesë për dënim nga 7-15 vite.
Besoj se gjykata do marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe duhet theksuar që është një fakt shumë i rëndësishëm që viktima nuk ka bërë denoncim për këtë person. Tjetër fakt është që në procesin e sotëm, ajo foli çfarë i kërkonte shpirti i saj. Ky është një alarm i madh në rast se ky person do të jetë akoma në këto kushte, do të thotë që shumë anëtarë të komunitetit rom, janë martuar të vegjël dhe sot policia e shtetit të bëjë një plan masash e të arrestojë një pjesë të konsiderueshme të këtij komuniteti. Gjykimi i shkurtuar është kërkuar nga ana jonë për ekonomi gjyqësore dhe deri në fund ne do të këmbëngulim për pafajësi. I bëjmë apel të gjitha institucioneve që të reagojnë për këtë çështje, dhe në veçanti gjykatës, prokurorisë, të shikojne vendimmarrjen me tepër rigorozitet dhe mendoj që do të kete diçka lehtësuese", u shpreh avokati.
Për komunitetin rom, kjo seancë ishte një hap pozitiv për shkak se nga 25 vite që rrezikonte Kurti, tashmë me nenin 100/1 dënimi arrin nga 7-15 vite burgim.
Ndër të tjera, avokati mbrojtës u ka bërë apel organeve ligjzbatuese për të reaguar me rigorozitet ndaj kësaj çështje./ CNA
Këtë sezon veror pushuesit dhe turistët, por edhe qytetarë...
Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parand...
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se ka rënë ak...
Plagosi babanë e tij, me një armë të modifikuar, pas një k...
Policia Kufitare Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve kana...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në zonën e Suk...
Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parand...
Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.202...
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konfl...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbremjen e kësaj të shtune ...
Pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 19:15, në bulevardi...
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, nën drejtimi...
Mëngjesin e sotëm në fshatin Bërdicë të Shkodrës një varre...
Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 14-vjeçar në l...
Dy adoleshentë mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ...
Detaje janë zbardhur nga operacioni antidrogë në Korçë. Si...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit...
Burime bëjnë me dije se aksioni policor ka startuar prej m...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditen e së enjtes në aks...
Bashkëpunimi intensiv me partnerët rezultoi me ekstradimin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...