web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen mbi 31 mijë paund në Rinas

21 Maj 2025, 10:48, Kronika CNA

Sekuestrohen mbi 31 mijë paund në Rinas

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që vinte nga Londra, A. H., 36 vjeç, të cilit nga kontrollet, iu gjetën në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, 31 700 paund që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit./ CNA





Lajmet e fundit nga