Vendimet e bordit/ Ulet çmimi i benzinës, nafta vijon rritjen
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen...
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka marrë 23 persona të pandehur për kultivimin e lëndëve narkotike.
Konkretisht, të pandehur janë marrë shtetasit: Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.
Ndaj tyre, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë për konsuminin e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284, 28/4, 333/a dhe 334/1 i Kodit Penal.
Faktet kriminale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 17.06.2022, të ndodhur në territorin administrativ të fshatit Vallas, Njësia Administrative Oblik. Në këtë territor, nga ana e punonjësve të policisë së Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”. Ky material bimor, pas peshimit rezultoi në total 112.55 kg. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05 kg.
Po kështu, pjesë e hetimit paraprak ka qenë edhe ngjarja e datës 12.10.2022, ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. Në këtë territor, policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet përkatëse ka ushtruar kontrolle në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit.
Në banesën e vëllezërve Gjoni është gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar. Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.
Në lidhje me autorët dhe veprat penale të cilat u atribuohen, Prokuroria e Posaçme ka proceduar si më poshtë :
Në lidhje me episodin e datës 17.06.2022, që ka të bëjë më ngjarjen e ndodhur në fshatin Vallas, Njësia Administrative Oblik, është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Arian Popa. Veprat për të cilat ky shtetas është akuzuar janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjithashtu, shtetasit Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, provohen të qenë pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal, i cili ka pasur si objekt të aktivitetit të tij të kundërligjshëm, kultivimin dhe prodhimin e bimëve narkotike “Cannabis Sativa”. Këta shtetas janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Shtetaset Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani, të cilat provohet se kanë kryer procesin e përpunimit të bimëve narkotike “Cannabis Sativa” deri në përftimin e produktit përfundimtar, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Në lidhje me episodin e datës 12.10.2022, që ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, nga hetimi paraprak është provuar të jetë autor dhe për pasojë është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Pjetër Gjoni. Veprat penale për të cilat është akuzuar ky shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Shtetasit Roland Gjoni dhe Fabion Gjoni është provuar të kenë qenë pjesëmarrës në veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike (bimë). Veprat penale për të cilat janë akuzuar këta shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Shtetësja Danjela Hasani është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal
Ndërsa shtetaset Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal./ CNA
Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë rreth o...
Këtë të mërkurë është ekstraduar nga Greqia një nga pe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kostar në Ba...
Detaje të tjera janë zbardhur nga plagosja në Tiranë ku ef...
Detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me vrasjet e tre...
Një aksident u regjistrua rreth 5 min më parë në aksin Pog...
Një aksident është regjistruar sot në autostradën Tiranë-D...
Policia ka zbardhur rrethanat dhe shkakun e humbjes së...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e arrestimeve të pe...
Dritan Dajti kërkon sërish lirinë e tij. Nëpërmjet dy ...
Policia ka vënë në pranga dy persona për vrasjen e dyf...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 06:40...
Një vrasje është regjistruar në fshatin Lajthizë të Mi...
Policia ka nxjerrë detaje nga ngjarja që tronditi mbrë...
Efektivi E. G. është arratisur që prej ditës së djeshm...
Policia ka nxjerrë të tjera dejate në lidhje me plagosjen ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 03:00...
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës k...
Policia ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me të sh...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Velipojë, dys...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...