
Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Neritan Nallbati dhe prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat me një deklaratë për shtyp kanë zbardhur detaje nga megaoperacioni policor ikoduar “Stuhia”,i zhvilluar në Berat.
Gjatë këtij megaoperacioni janë sekuestruar 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, si dhe u vunë në pranga 11 shtetas.
Deklarata e Drejtorit të Policisë Neritan Nallbati:
Jam sot këtu, së bashku me prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat Albiona Papajani, Eni Çulli dhe me kolegët e mi, me qëllim informimin e publikut, në lidhje me një megaoperacion policor, në qarkun e Beratit.
Siç jeni në dijeni nga komunikimet e përditshme, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i punës hetimore dhe profesionale, të kryer nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbështetur dhe me inteligjencë informative, rezultoi se në territorin e fshatit Rërëz, në disa sera në pronësi të shtetasit H. D., kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, të kultivuara më parë në këtë zonë.
Bazuar në informacionet e grumbulluara, në orët e para të mëngjesit të datës 10.11.2022, nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua megaoperacioni policor i koduar “Stuhia”.
Nga finalizimi i këtij megaoperacioni, në territorin e fshatit Rërëz, u lokalizuan serat për të cilat Policia e Shtetit dispononte informacion se brenda tyre kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, si dhe ambalazhimi i lëndës narkotike.
Shërbimet e Policisë kanë kapur në brendësi të serave, dhe kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht:
- H. D., 36 vjeç (pronari i tokës ku ishin vendosur serat), E. Xh., 30 vjeç, B. Xh., 42 vjeç, S. L., 22 vjeç, J. U., 23 vjeç, M. D., 24 vjeç, S. B., 27 vjeç, B. M., 48 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, D. M., 43 vjeçe dhe I. M., 25 vjeçe.
Nga veprimet operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, në kushtet e flagrancës, shërbimet gjetën dhe sekuestuan edhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, të cilat i posedonin shtetasit e arrestuar, B. Xh., H. D. dhe J. U.
Në ambientet e brendshme të serave janë gjetur disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës, të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis.
Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale,
700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe
8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.
Gjithashtu, nga kontrolli ne brendësi të serave, janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, 4 automjete dhe një numër i madh aparatesh celulare të shtetasve të arrestuar, si dhe të shtetaseve të cilat u gjetën në sera, duke përpunuar bimët narkotike.
Nga veprimet e para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezulton se këto sera kanë shërbyer për prodhimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe për ambalazhimin e lëndës narkotike, me qëllim trafikimin e saj.
Për hetimin e plotë të këtij rasti është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i kryesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me specialistët e Drejtorisë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Vijojnë veprimet e thelluara, nga grupi i posaçëm hetimor, për këtë megaoperacion dhe për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije, detaje të tjera rreth këtij megaoperacioni.
Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, duke bashkëpunuar ngushtësisisht me agjencitë ligjzbatuese, si dhe duke u mbështetur fuqimisht te aleatët tanë kryesorë që janë qytetarët, ndaj vazhdimisht i ftojmë qytetarët që të vijojnë të mbështetin edhe më shumë Policinë e Shtetit, e cila është çdo ditë në shërbim të sigurisë së komunitetit./CNA.al
Një serë e mbjellë me kanabis me një sipërfaqe prej tetë 8...
Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është pl...
Një fermë kanabisi e zbuluar në Berat ka shërbyer si vend ...
Një nënë e re humbi jetën pasi takoi dy burra që akuzohen ...
Policia Kufitare e Morinës ka sekuestruar 25 mijë euro të ...
Shpërndanin lëndë narkotike në shkolla, Prokuroria Tiranë ...
2 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike...
Policia ka zbardhur detaje nga kapja e drogës në Kapsh...
Pas tre muajsh policia është kujtuar të reagojë dhe të hed...
Administratori i gurores në të cilën, ditën e djeshme, gja...
Policia Kombëtare dhe Garda Civile në Spanjë kanë shkatërr...
Arratia e autorëve të cilët grabitën me armë zjarri banesë...
Gazetari Eni Ferhati ka publikuar një foto të 52-vjeçarit ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar prapask...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detajin ...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në reja në lidhje m...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se tashmë grupet shq...
Gjykata ka vendosur arrest me burg për 52-vjeçarin Xhe...
Autoritetet shqiptare dhe ato spanjolle kanë zhvilluar një...
Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...