Theu arrestin e shtëpisë/ Arrestohet 46-vjeçari në Shkodër
Ditën e sotme është arrestuar për të dytën herë 46-vjeçari...

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, doli pasditen e sotme në një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen në Shëngjin të biznesmenit, Ardian Nikulaj.
Rrumbullaku tha se për këtë ngjarje të rëndë blutë kanë sekuestruar prova të rëndësishme.
Ai bëri të ditur se janë shpallur në kërkim 6 persona, një person me shtetësi shqiptaro-britanike, një portugez dhe 4 britanikë.
Ai deklaroi se policia ka informacion se autorët janë larguar nga territori i Shqipërisë.
Deklarat e plotë:
Jemi sot këtu, për të komunikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në qarkun e Lezhës.
Ashtu siç ju kemi bërë me dije, në Shëngjin, më datë 19.04.2023, rreth orës 13:25, në ambientet e lokal “Coral”, është vrarë me armë zjarri, shtetasi Ardian Nikulaj, 51 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.
Mënjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e autorësisë dhe kryerjen së veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Policia e Shtetit e vlerësoi maksimalisht këtë ngjarje, për zbardhjen e së cilës grupi hetimor ka këqyrur, vlerësuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sërë provash të vlefshme që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• Gëzhoja arme zjarri model 54, kalibër 7.62 mm;
• Një predhë model 54, kalibër 7.62 mm;
• Letërnjoftim;
• Celular i markës “iPhone”, dhe disa prova të tjera biologjike dhe filmike
Njëkohësisht, grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta procedurale si: marrje të deklarimeve, këqyrje dhe sekuestrim pamjesh filmike në vendin e ngjarjes, këqyrje të itinerarit të përshkruar nga autorët e dyshuar që lidhen me kohën dhe vendin para dhe pas kryerjes së ngjarjes së rëndë kriminale.
Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje.
Nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.
Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes.
Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht:
1. E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,
2. R. R. S., shtetas portugez,
3. H. J. S., shtetas britanik,
4. H. B., shtetase britanike,
5. TH. M., shtetas britanik,
6. S. P. H, shtetas britanik,
Grupi hetimor vijon punën hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të organizimit dhe financimit, për ekzekutimin kriminal të shtetasit Ardian Nikulaj.
Gjithashtu grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit.
Mbi bazën e materialeve të referuara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr. 205, viti 2023 për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Më lejoni që në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ndiej detyrim dhe nevojë të sqaroj opinonin publik dhe juve të nderuar gazetarë, në lidhje me reagimin dhe angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, jo vetëm në rastet e ngjarjeve kriminale, por në tërësinë e punës së tyre, sepse pavarësisht opinioneve, deklaratave mediatike, ju siguroj juve dhe qytetarët, se Policia e Shtetit ka reaguar dhe është angazhuar maksimalisht, dhe vijon me angazhimin maksimal për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndjekjen me grupe të posaçme hetimore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura, për krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët vendas dhe ata të huaj që vizitojnë vendin tonë.
Policia e Shtetit flet me prova për ngjarje të caktuara dhe me rezultatet që strukturat e saj arrijnë në punën e përditshme, jo me opinione. Në këtë kuadër kërkohet rritja e ndërgjegjësimit dhe e bashkëpunimit të qytetarëve, rritja edhe më shumë e besimit të tyre te Policia e Shtetit, me qëllim që të raportojnë në kohë për çdo paligjshmëri me të cilën përballen, pasi denoncimi në kohë, i jep mundësi Policisë të veprojë menjëherë dhe drejt objektivit.
Njëkohësisht, dua të siguroj qytetarët, se asnjë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk është i implikuar në veprimtari që bien ndesh me ligjin dhe me detyrën.
Punonjësit e Policisë janë në krye të detyrës, me përgjegjësi ligjore dhe morale përballë qytetarëve, për të përmbushur sa më mirë këtë mision të shenjtë në shërbim të tyre.
Të nderuar qytetarë, na besoni dhe bashkëpunoni edhe më shumë me ne, dhe pa diskutim që do kemi parametra më të mirë të rendit dhe sigurisë, si dhe një shërbim edhe më cilësor ndaj jush.
Faleminderit!/ CNA.al
Ditën e sotme është arrestuar për të dytën herë 46-vjeçari...
Komisariatit i Policisë Krujë, Stacioni i Policisë Fus...
Më datë 26.04.2023, rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14...
Dy persona me precedentë penalë kanë humbur prej ditës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth ...
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet policore gre...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolle...
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Pa...
Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulev...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim t...
Një makinë ka shpërthyer flakë rreth orës 20:55, në aksin ...
Mbrëmjen e djeshme u raportua se ishte dëmtuar dera hy...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Parma”, i zhv...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në lokal...
Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rru...
Një sherr masiv ka ndodhur në Tiranë pranë gjimnazit "Part...
Më datë 23.04.2023, është marrë njoftim nga anëtarët e KZA...
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në...
Policia ka proceduar në gjendje të lirë E. K., 20 vjeç, dh...
Të shtëna me armë janë dëgjuar në orë e para të mëngjesit ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...