web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrahën dy punonjës policie/ Shpallen në kërkim dy persona

10 Tetor 2022, 11:56, Kronika CNA
Rrahën dy punonjës policie/ Shpallen në kërkim dy persona
Foto ilustruese

Policia ka shpallur në kërkim dy shtetasit, E.C, 36 vjeç dhe E.V 24 vjeç, pasi ditën e djeshme gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani, kanë dëmtuar rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku”, si dhe kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale 'Goditje për shkak të detyrës' dhe 'Shkatërrimi i pronës', shtetasit:

- E. C., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe E. V., 24 vjeç, banues në Shushicë, Elbasan, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani, kanë dëmtuar rrethimin e jashtëm të stadiumit 'Gjorgji Kyçyku', si dhe kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga