web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike/ Prokuroria kërkon 9 vite burg për ish-administratorin në Lezhë

9 Tetor 2022, 13:08, Kronika CNA
Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike/ Prokuroria kërkon
Foto ilustruese

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 9 vite burg për ish-kreun e e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kolën, i cili është akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas dosjes hetimore, ish-zyrtari i pushtetit vendor ka konsumuar veprën penale “Kultivimi i bimëve, narkotike” kryer në bashkëpunim, ndërsa për dy personat e tjerë të ndjerin Kastriot Luka dhe shtetasin Gjergj Ndreca prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzës, pasi Luka ka ndërruar jetë, ndërsa për Ndrecën nuk është arritur të provohet përfshirja e tij në kultivimin e kanabisit.

Hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë.





Lajmet e fundit nga