Po hetohej nga FBI për pastrim parash/ Nipi i Alqi Bllakos gjobitet me 10 milionë dollarë
Artist, reper apo kriminel? Figura enigmatike dhe s...

Një 30-vjeçar shqiptar, i cili u kap me 5 kilogramë kokainë në afërsi të Deventerit në Holandë është dënuar me tri vite burg.
Ai ishte duke drejtuar një automjet tip “Opel Insignia” kur u ndalua nga policia dhe iu gjet 5 kg kokainë e fshehur nën kroskot.
Kur doli para gjykatës i riu shqiptar është justifikuar se ai kishte ardhur në Holandë për të takuar një vajzë që e kishte njohur në rrjetin social "Tik-Tok".
“Njoha një vajzë përmes 'Tik-Tok'-ut dhe doja ta vizitoja”, mësohet të ketë thënë 30-vjeçari.
Gjithashtu, 30-vjeçari shqiptar ka bërë të ditur se ai ia kishte marrë makinën hua një të panjohuri në Gjermani, shkruajnë mediat holandeze.
“A nuk është e çuditshme që dikush që nuk e njeh të jep hua makinën?”, pyeti gjykata të dyshuarin.
Ndërkohë, i riu shqiptar iu përgjigj duke thënë: “Kjo s’është ndonjë gjë e pazakontë për ne shqiptarët kur takohesh jashtë vendit”.
“Ju huazoni një makinë nga dikush që nuk e njihni dhe nuk ia dini emrin ose ku jeton. Kjo është një histori e çuditshme, zotëri”, ia ktheu gjykatësi.
Më tej reagoi edhe prokurori publik duke iu drejtuar me këto fjalë: “Këtu po flasim për krime të rënda. Trafikimi i drogave të forta shpeshherë shoqërohet me flukse të parave dhe dhunë të tepruar”.
Ndërkaq, avokati i shqiptarit, Alexander Admiral, i tha gjykatës se klienti i tij nuk e kishte idenë që droga ishte fshehur në makinë dhe kërkoi lirimin e 30-vjeçarit shqiptar, ndërsa iu referua vendimeve të gjykatave të tjera me raste të ngjashme.
“Ai nuk e kishte idenë se kishte një hapësirë të fshehur në makinën që mori hua. Klienti sigurisht që nuk e dinte që përmbante pesë kilogramë kokainë”.
Në makinën që drejtonte 30-vjeçari kishte një ndarje të fshehur, ku oficerët gjetën një tel. Pas hetimeve, rezultoi se ajo hapësirë ishte e aksesueshme përmes një truku të atillë ku fillimisht duhej ndezur motori, më pas duhej ndezur ngrohja e xhamit të pasmë dhe më pas vendosej një magnet. Në kroskot policia gjeti pesë pako me kokainë, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte shifrën e 350 mijë eurove.
“Nëse jeni të bindur se realisht kam qenë në dijeni për drogën në makinë, ju kërkoj të mos më dënoni me tri, por me tridhjetë vjet”, është shprehur shqiptari.
Artist, reper apo kriminel? Figura enigmatike dhe s...
Një sipërfaqe pylli me pisha është përfshirë nga flakë...
Ditën e djeshme ka pasur aksion për gjetjen e sendeve ...
Një fabrikë peleti në Maliq është përfshirë nga flakët. S...
Operacioni i zhvilluar nga Sektori kundër Krimeve të R...
Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën e anëtarit të bandës ...
Shtetasi me inicialet I.P, 51 vjeç, ka denoncuar në polici...
Policia e Tiranës ka goditur një rast të mbajtjes së ambi...
Arsenal armësh janë zbuluar në Tiranë. Sipas asaj që ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor, Belsh...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin që përfs...
Dy operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fus...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet si dhe ka d...
Detaje të reja janë zbardhur rreth zjarrit në Astir, nga i...
Shtetasja me inicialet V.P ka kallëzuar në polici se vëlla...
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ekst...
Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës....
Një pallat në zonën e Astirit është përfshirë nga flak...
Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Vjo...
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...