web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mori para për të favorizuar të burgosurin/ GJKKO jep vendimin për gjyqtaren e lidhur me bandat

4 Korrik 2023, 19:40, Kronika CNA

Mori para për të favorizuar të burgosurin/ GJKKO jep vendimin

Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, është dënuar nga GJKKO me 2 vite shërbim prove.

Gjithashu, Gjykata e Posaçme i hoqi gjyqtares “të drejtën për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.

Bashkë me Vyshkën para gjykatës doli edhe avokati Ilir Pashaj, i cili u dënua me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar i konvertohen në 1 vit e 4 muaj.

Vyshka akuzohet se mori 4 milionë lekë ryshfet për të lehtësuar masën ndaj të burgosurit Xh. Musai.

Ndaj saj, rëndon akuza e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Më parë, Vyshka është denoncuar nga ish-shefi policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema me argumentin se ka favorizuar në një proces gjyqësor fisin Çapja, duke nxjerrë të pafajshëm Sokol Çapjan, vendim ky që është marë në vitin 1998./ CNA.al





Lajmet e fundit nga