web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Krujë, policia kontrolle në banesa/ Shoqërohen 3 persona

4 Korrik 2023, 10:35, Kronika CNA

Atentati në Krujë, policia kontrolle në banesa/ Shoqërohen 3

Policia ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur pas mesnate në Krujë.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se kanë ushtruar kontrolle në 3 banesa dhe janë shoqëruar në komisariat 3 persona.

Nga atentati kanë mbetur të plagosur dy të mitur, të moshës 13 dhe 10 vjeç, ndërsa ka ndërruar jetë 29-vjeçari, daja i dy të miturve.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S.,  29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim”, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga