web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident pranë TEG-ut/ Plagosen dy vëllezër

3 Korrik 2023, 21:40, Kronika CNA

Aksident pranë TEG-ut/ Plagosen dy vëllezër

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të TEG-ut.

Sipas njoftimit të policisë, raportohet se si pasojë e këtij aksidenti ka dy persona të lënduar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 03.07.2023, në afërsi të Teg-ut, automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga