web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i pajetë në automjetin e tij 39-vjeçari/ Dyshimet e policisë

4 Korrik 2023, 11:54, Kronika CNA

Gjendet i pajetë në automjetin e tij 39-vjeçari/ Dyshimet e

Policia njofton se ditën e sotme është gjetur në Durrës i pajetë një 39-vjeçar në automjetin e tij.

Përmes një komunikate zyrtare, blutë bëjnë me dije se shtetasi me inicialet A. R., 39 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.”

Forcat e policisë njoftojnë se grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.





Lajmet e fundit nga