web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merr flakë dyqani në Përmet/ Dyshimet e para

28 Prill 2023, 21:05, Kronika CNA
Merr flakë dyqani në Përmet/ Dyshimet e para
Foto ilustruese

Një dyqan ka marrë flakë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në lagjen "Naim Frashëri" të Përmetit.

Blutë bëjnë me dije se ka marrë flakë biznesi me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga