
Policia në Malësi të Madhe ka arrestuar 3 persona, Gj. D., 51 vjeç, F. Gj., 35 vjeç dhe L. Gj., 70 vjeç për kultivim droge në bashkëpunim, moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin L. K., 51 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Të sipërpërmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mbjellë 161 rrënjë kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ivanaj. Gj. D., 51 vjeç është filmuar nga autoritetet duke ruajtur me armë parcelën e mbjellë me kanabis.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrollit të territorit dhe të megaoperacionit “Alpe të Pastra”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kutivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, kanë zhvilluar operacionin policor me metoda proaktive, të koduar “ZOOM”.
Gjatë operacionit të zhvilluar në fshatin Ivanaj, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
Gj. D., 51 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
F. Gj., 35 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit;
L. Gj., 70 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. K., 51 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Ivan, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar bimë narkotike, Policia referoi materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal, u siguruan prova nëpërmjet pajisjeve inteligjente, ku shfaqej shtetasi L. K. (tashmë i shpallur në kërkim), i cili ruante një parcelë ku ishin kultivuar 161 bimë narkotike kanabis dhe vadiste bimët narkotike, në bashkëpunim me shtetasit Gj. D. dhe F. Gj.
Shtetasi L. Gj. kishte djeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar krimin, pasi në pronën e tij kalonte tubi i ujit që përdornin shtetasit e lartpërmendur, për të vaditur bimët narkotike.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna kërkimore për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Mëngjesin e së shtunës forca të shumta policore kanë zbark...
Jashar Maja, njëri nga personat e dhunuar nga anëtarët e f...
Disa pamje +18 kanë qarkulluar orët e fundit në rrjet. Në ...
Gazetari Ferdinand Dervishi e ka krahasuar dhunën e us...
Policia ka shpallur në kërkim një tjetër pjesëtar të f...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pak minuta më ...
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lid...
Policia ka bërë me dije zbulimin dhe asgjësimin e 894 bimë...
Pas arrestimit të V.B në lidhje me atentatin ndaj G.B në K...
Policia ka lokalizuar dhe ka kapur në një banesë në Londër...
I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli...
Policia ka dhënë një informacion shtesë në lidhje me atent...
Policia e Shtetit ka reaguar për lajmet e publikuara nga "...
Policia ka dhënë detaje nga sherri i ndodhur pasditen e so...
Disa persona janë konfliktuar këtë pasdite në Krujë. Mëso...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit...
Alqi Bllako, ish-deputeti i PS-së dhe ish-sekretari i Përg...
Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasuritë e shtetasit i...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka dëshmuar këtë të ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për ish-minis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...