web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me armë dhe çantën me bizhuteri në dorë/ Publikohen pamje nga grabitja e argjendarisë në Kamëz

16 Maj 2026, 16:11, Kronika CNA
 
 

Një argjendari është grabitur ditën e sotme në Kamëz, ndërsa janë publikuar dhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

Në video shihet njëri nga autorët që pret te dera, dyshohet me armë zjarri në dorë, ndërsa tjetri shihet me një çantë. Sapo dalin nga argjendaria të dy hipin më pas në një motor për t'u larguar nga vendngjarja, pa mbërritur policia.

Sipas njoftimit të bërë më herët nga autoritetet policore, dy autorët ende të paidentifikuar, kanë vjedhur një sasi bizhuterish, vlera e të cilave nuk dihet.

Argjendaria është në pronësi të shtetasit O.L., ndërkohë vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjet e autorëve. /CNA





Lajmet e fundit nga