web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tritoli në biznese/ Zbardhet dëshmia e babait të Noizy-t: Klevio kishte xhelozira me djalin tim

13 Maj 2026, 14:26, Kronika CNA

Tritoli në biznese/ Zbardhet dëshmia e babait të Noizy-t: Klevio

Këtë të mërkurë në GJKKO ka dëshmuar babai i Noizy-t Bashkim Rajku për tritolin e vendosur bizneseve të reperit në qershor të vitit 2022.

Ai ka dëshmuar se kur ndodhi shpërthimi ndodhej në banesën e tij në gjumë.

“Para katër vitesh kam qenë në gjumë. Mora vesh që kishte shpërthyer diçka. E dëgjova zhurmën dhe zbritëm poshtë. Ishte natë dhe lokali ishte i mbyllur. Pashë që ishin thyer xhamat dhe ishte prishur gjithçka. Nuk hymë brenda, pritëm të vinin autoritetet për verifikimet”, ka thënë Bashkim Rajku.

Më tej ai tha se nuk ka pasur konflikte dhe nuk e di arsyen e sulmit.

“Nuk di me çfarë ta lidh ngjarjen. Nuk kam pasur probleme pronësie apo armiqësi me njeri. Edhe sot nuk dimë asgjë më shumë, nga mediat kemi marrë vesh”, është shprehur ai.

Në dëshminë e tij është përmendur edhe emri i Kleviol Ahmetit, për të cilin Rajku tha se e njeh vetëm si person që merret me muzikë dhe rrjete sociale.

“Kam dëgjuar që ka pasur xhelozira me djalin tim. Më duket se është nga Lushnja”, deklaroi ai./ CNA

 





Lajmet e fundit nga