web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjeku në Korçë u arrestua për ngacmim seksual/ Babai i 21-vjeçares: Ishte rast i përsëritur

11 Maj 2026, 13:13, Kronika CNA

Një mjek kirurg është arrestuar në Korçë për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje. Babai i kësaj të fundit ka folur për ngjarjen dhe është shprehur se sapo është vënë në dijeni nga vajza ka bërë denoncimin në polici.

Sipas tij, 21-vjeçarja ka treguar se ngacmimet nga mjeku ishin rast i përsëritur. Ai është shprehur më tej se nuk jeton në Shqipëri, por çështjen do ta ndjekë deri në fund në mënyrë ligjore.

“Kam bërë mbrëmë një denoncim për vajzën time për ngacmim seksual. Kam dy javë që kam ardhur nga Gjermania. Pas dy ditëve vajza m'u ankua nga stomaku, kishte dhe të vjella. Vajta në farmaci i mora ca ilaçe, nga ilaçet s'pati përmirësim dhe mamaja ime e çoi në spital. Më merr në telefon dhe më thotë hajde se çupa është sëmurë. Shkoj në spital, i bëjnë analizat dhe eko, ekoja i doli mirë. Tha doktori që eko s'tregon mirë, analizat e nxjerrin që ka apendicit. Doktori ishte N.N. E bënë operacionin dhe doli mirë, e lanë në dhomë, por doktori tha që ka infeksion dhe do ta mjekojë edhe për këtë gjë. Më tha që do ta mjekoj në prezencë të mamasë tënde, por ai kishte bërë veprime të tjera që vajza m'i tregoi më vonë. Vajza tha që mjeku kishte tentuar ta puthte. Ia kishte zënë fytyrën. Kur ia aplikonte kremin i thoshte mamasë sime që mos shiko këtej. Është një rast i përsëritur më thotë vajza, por s'më thoshte se kishte hall mos bëja sherr.

Vetëm ditën e fundit e mora vesh unë. Lajmërova direkt policinë. Ne erdhëm dy javë për pushime dhe më ndodhi kjo gjë këtu. Vajza është e shqetësuar, s'ia priste mendja të ndodhte kjo gjë. Kemi vite që jetojmë jashtë shtetit dhe s'na e priste mendja të kishte akoma në 2026 pedofilë. Unë kërkoj drejtësi sepse më thanë që këtu s'ka drejtësi. Edhe në spital që isha, pa lekë në dorë s'të ndihmonte njeri. Po e them hapur që i kam dhënë edhe lekë në dorë doktorit. Kërkoj drejtësi, të marrë maksimumin sepse ai person ka pasur dhe raste të tjera si këto. Unë kam pasur besim të plotë tek ai sepse e pashë burrë të moshuar, me eksperiencë. Vajza është në shtëpi, kam edhe një javë leje dhe do të largohem, por pa e sqaruar këtë çështje nuk e lë. Do të gjej avokat andej për çështjen dhe s'e lë në asnjë mënyrë. Kur bënte këto gjëra s'ka pasur njerëz të tjerë në dhomë, vetëm ajo dhe nëna ime”, është shprehur babi i 21-vjeçares. /CNA





Lajmet e fundit nga