web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e biznesmenit/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit, konflikti për beach bar-in

9 Maj 2026, 11:51, Kronika CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili.

I plagosuri, shtetasi me inicialet K.V. , në dëshminë e tij para hetuesve, duke deklaruar se përplasja me V.R. kishte nisur prej mosmarrëveshjeve për administrimin dhe fitimet e një biznesi beach bar.

Sipas dëshmisë së tij, konfliktet janë përshkallëzuar pasi ai ishte arrestuar më herët dhe gjatë kohës që ndodhej në burg, V.R. kishte larguar vëllain e tij nga biznesi. K.V. ka pretenduar se përplasjet mes tyre lidhen kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti.

“Pasi u burgosa, V.R. nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit. Një javë më parë më shau rëndë”, mësohet të ketë deklaruar ai para grupit hetimor.

Më tej, K.V. ka rrëfyer se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokalin në pronësi të Rexhep Ismailit për t’u sqaruar me palën tjetër, por situata degradoi në dhunë.

Nga konflikti mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, ndërsa K.V. u plagos.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar rolin e secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që çoi në këtë ngjarje tragjike./ CNA





Lajmet e fundit nga