Pas Durim Bamit dhe Lulzim Berisha transferohet në burgun e Peqinit
Pas Durim Bamit, një tjetër emër i njohur i botës së krimi...

Gjykata e Beratit me kërkesë të Prokurorisë ka shpallur fajtorë dhe dënuar me burg katër shtetas për shpërndarje të lëndëve narkotike në një lokal nate. Sipas njoftimit të prokurorisë, të dënuarit janë pronari, truproja, menaxheri dhe kamerieri i lokalit ku tregtohej kokaina.
Hetimet, bëhet me dije se nisën pas informacioneve se pronari i lokalit E.V., është i implikuar në shpërndarjen e kokainës, në qytetin e Dimalit dhe më gjerë. Ky shtetas kokainën e mbante fshehur në një nga blloqet e murit rrethues të lokalit të tij dhe të ndarë në doza të vogla. Një dozë shitej për shumën 2000-5000 lekë.
Klientët pasi merrnin dozën e kokainës e konsumonin në ambientet e tualetit të lokalit, ndërsa në këtë aktivitet ai ndihmohej edhe nga bodyguardi (truporoja) i lokalit K.D., menaxheri K. I. dhe kamerieri R.Z. Pronari i lokalit u dënua me 8 vite burg, ndërsa truproja, menaxheri dhe kamerieri, secili me 4 vite e 8 muaj burgim.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në lokal nate me pseudonimin ‘amaro’, me kërkesë të Prokurorisë Berat dënohen pronari, truproja, menaxheri dhe kamarieri.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat u shpallën fajtor dhe dënuan katër shtetasit, E.V., K.I., K.D. dhe R.I. për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimit dhe gjykimit të procedimin penal nr. 319 të vitit 2023, u vlerësua se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar.
Hetimet nisën nga informacionet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, se shtetasi E.V. është i implikuar në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në qytetin e Dimalit. Nga të dhënat e marra rezultoi se ky shtetas kryen aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, me intensitet të lartë, në qytetin e Dimalit dhe më gjerë, të cilën e disponon në sasi të ndryshme. Ky shtetas ka në pronësi edhe një lokal nate të quajtur “Star Club”, ku u provua se klientët pasi konsumonin sasi të madhe alkoli, kërkonin dhe lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Lëndën narkotike e mban të fshehur në një nga blloqet e murit rrethues të lokalit dhe e ka të ndarë në doza të vogla 0.2 gr deri në 0.5 gr, të cilën e ka gati për shitje, ku një dozë shitej për shumën 2000-5000 lekë. Klientët pasi marrin dozën e kokainës e konsumonin në ambientet e tualetit të lokalit. Në këtë aktivitet ai ndihmohej edhe nga bodyguardi (truporoja) i lokalit K.D., menaxheri K. I. dhe kamarieri R.Z.
Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit E.V., K.I, R. Z., dhe K.D., kanë realizuar tregtimin e lëndës narkotike të llojit “kokainë”, në mënyrë të vazhdueshme, të përsëritur dhe për një kohë të gjatë përdoruesve të lëndëve narkotike të cilët vinin në lokalin “Bar Star” dhe blinin lëndën narkotike.
Rezultatet e përftuara nga blerjet e simuluara të cilat janë pasqyruar të detajuara te rrethanat e faktit provojnë se të pandehurit shisnin në vazhdimësi lëndë narkotike personave të ndryshëm që vinin si klientë në lokalin “Bar Star”, ku lëndën narkotike të llojit “kokainë” e mbanin të fshehur jashtë lokalit në pjesën e mbrapme të tij, ku e merrnin në një kuti të vendosur te muri rrethues i lokalit, ndërsa pjesën tjetër të lëndës narkotike e mbanin të fshehur në banesën e të pandehurit E. V. Të pandehurit lëndën narkotike e quanin “amaro” në mënyrë që mos kuptoheshin kur bisedonin lidhur me lekët që kishin përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Nga analiza e provave dhe rrethanave të faktit provohet plotësisht se i pandehuri E. V. e kryente veprimtarinë e paligjshme në bashkëpunim dhe konkretisht në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit. I pandehuri K.D., e ka kryer veprën penale në cilësinë e ekzekutorit. Ai ka ndjekur me përpikmëri detyrat e lëna nga bashkëpandehuri E. V. Edhe i pandehuri tjetër K.I., e ka kryer veprën penale në rolin e ekzekutorit, dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ndërsa i pandehuri R.Z. e ka kryer veprën penale në rolin e ndihmësit, pasi ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke marrë porositë nga klientët e lokalit për blerjen e lëndës narkotike dhe duke e përcjellë porosinë tek të bashkëpandehurit K.I. dhe K. D. të cilët kanë qenë në rolin e ekzekutorit pra shitësit të lëndës narkotike.
Sa më sipër, në përfundim të hetimit gjyqësor me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u vendos:
1. Deklarimi fajtor i të pandehurit E.V. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 12 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 8 vite burgim;
2. Deklarimi fajtor i të pandehurit K.I. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me 7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim;
3. Deklarimi fajtor i të pandehurit K.D. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me 7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim; dhe
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.I për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, dhe dënimin e tij me 7 vite burgim.Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim. /CNA
Pas Durim Bamit, një tjetër emër i njohur i botës së krimi...
Durim Bami, emër i njohur në botën e krimit, i njohur ndry...
Një shtetas 32-vjeçar me origjinë shqiptare, që banonte në...
Këtë të mërkurë në GJKKO ka dëshmuar babai i Noizy-t Bashk...
Një konflikt ka ndodhur brenda një lokali në Kamëz. Sipas...
Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në lagj...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur në Sukth. Si...
Një pallat i ndërtuar dhe i përdorur në kundërshtim me lig...
Gazetari italian, Nelo Trocchia i ftuar në emisionin “A Kr...
Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar 52-vjeçar n...
Për dekada të tëra Lezha është shndërruar në një qytet ku ...
Një 25-vjeçar është arrestuar pas identifikimit të një fus...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur në aksin Pan...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në T...
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne...
Hetimet e Prokurorisë së Korçës çuan në arrestimin e shtet...
Një mjek kirurg është arrestuar në Korçë për ngacmim seksu...
Është vënë në pranga 40-vjeçari, i cili parkoi ditën e dje...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar për dhunimin e i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...