
Policia ka shpallur në kërkim pronarin e "Banaking", Trifon Murataj, ndërsa ka arrestuar administratorin e kompanisë dhe dy punonjës të skanerit në portin e Durrësit.
“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit
P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”.

A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Trifon Murataj, 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.
Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontejner me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./CNA.al
Task-Forca pas informacioneve që kishte për lëndë nark...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbrëmjen e sotm...
Ilir Paja i shumëkërkuari i drejtësisë është vënë sot ...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dangerous” pë...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e org...
Policia ka dhënë detajet e operacionit "Again", ku u s...
Dalin detajet e para nga kapja e drogës në Portin e Du...
Një sasi kokaine është kapur në Portin e Durrësit. End...
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 39 vite burg për 6 p...
Gazetarja Klodiana Lala, nëpërmjet emisionit “Në shënjestë...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë,...
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, në a...
Një person është gjetur i pajetë pasditen e sotme rret...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit 21", ...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga vrasja e ndodhu...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e “...
Një shtëpi bari në Angli kishte brenda bimë që kushtonin m...
Tragjedia që i ka ndodhur familjes Hyseni i kalon përmasat...
Rreth orës 22:40, në lagjen "Magaze", Fushë-Krujë, në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...