Eksploziv në banesën e një 54-vjeçari/ Në Fushë-Krujë rikthehen krimet me lëndë plasëse
Rreth orës 22:40, në lagjen "Magaze", Fushë-Krujë, në ...

Tragjedia që i ka ndodhur familjes Hyseni i kalon përmasat njerëzore. Anjeza dhe Ardian Hyseni humbën pas aksidentit në Reggia Emilia tre fëmijët dhe nipin. Dhimbja për ta është e padurueshme. Kjo ngjarje shumë e rëndë ka marrë vëmendjen e mediave italiane, të cilat janë duke e ndjekur familjen shqiptare hap pas hapi. Il Resto del Carlino, shkruan se britmat e Anjeza Hysenit dëgjohen në të gjithë morgun. Janë fjalë që të prekin zemrën dhe shpirtin. Klithma që tregojnë se humbja e tre fëmijëve dhe nipit është një dhimbje që nuk mund as të imagjinohet.
Ardian dhe Anjeza Hyseni kanë përpara katër arkivole të bardha para syve, të gjitha të rreshtuara në një dhomë në morgun Coviolo. Aty prehen Shane, 22 vjeçe, me djalin Mattias, 2 vjeç, djali i vogël Resati, 11 vjeç dhe Rejana, 8 vjeçe. Të gjithë ishin viktima të një aksidenti të frikshëm mbrëmjen e 30 tetorit. Makina që u drejtonte nga bashkëshorti i 22-vjeçares, Orjol Lame, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar. I vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi është Lame, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Jashtë morgut ndodhet të afërm të familjes Hyseni. Ata janë mbledhur rreth Anjezës, për ta mbështetur, për ta ngushëlluar, për ta qetësuar. Por siç shkruajnë mediat italiane ajo dëgjohet vetëm të bërtasë në shqip. “Nuk dua të jetoj më kështu…”, thotë ajo. Një fjali që të prek zemrën. Dy ditë më parë u shtrua në spitalin e Parmës për shkak se u sëmur pasi mori lajmin tronditës. Të martën në mëngjes kërkoi me çdo kusht që të ishte në morg, për të parë për herë të fundit fëmijët. Por kjo do të ishte akoma më e rëndë për Anjezën.

Ajo nuk mund të qëndrojë dot në këmbë. Të afërmit e kanë marrë disa herë në makinë, por për gruan nuk ka paqe. Ajo ka zbritur nga mjeti dhe ka vrapuar përgjatë një rruge të brendshme në varreza duke u hedhur mbi një makinë. Për fat të mirë, mjeti nuk ishte në lëvizje. Familjarët përpiqen që ta qetësojnë. Sipas asaj që raportohet ka qenë e nevojshme ndërhyrja e një ambulance me staf mjekësor që t’i jepte gruas qetësues.
Nga ana tjetër, Ardiani mundohet të jetë më i fortë. Ai mundohet të qetësojë gruan. Disa miq italianë dërgojnë buqeta me lule. Familja preferon thjeshtësinë. Në hyrje të shtëpisë së funeralit është vendosur një libër ku mund të lihen kujtimet. Por më shumë rëndësi për ta tashmë ka ngrohtësia njerëzore. Ndoshta është e vetmja gjë që mund të lehtësojë sadopak dhimbjen që ndjejnë në zemër.
Trupat e pajetë do të qëndrojnë në Coviolo deri në nisjen për në Durrës. Ardiani dhe Anjeza do t’i varrosin fëmijët dhe nipin në vendlindje, sipas riteve islame. Deri më tani nuk është plotësuar dokumentacioni. Por fluturimi për riatdhesim, me ndihmën e ambasadës shqiptare, pritet të realizohet sonte në mbrëmje ose nesër./tvklan.al
Rreth orës 22:40, në lagjen "Magaze", Fushë-Krujë, në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rr...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak më parë në Lush...
Një magazinë me ushqim për bagëtitë është përfshirë ng...
Dalin detajet e para nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e...
Një sherr është regjistruar mbrëmjen e sotme tek “Oxha...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
Një konflikt mes të rinjeve ka përfunduar në përplasje...
Një në pranga dhe një në arrati. Ky është rezultati i një ...
Polcia kufitare ka sekuestruar 59 kg marijuanë brenda një ...
Autoritetet belge i kanë dërguar letërporosi autoriteteve ...
Klement Ndina, një prej emrave të njohur në qytetin e Përm...
Policia e Vlorës dhe Seksioni i Krimeve kanë zhvilluar...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ...
39-vjeçari Briken Sanaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e dje...
Briken Sanaj është ndjekur dhe vëzhguar nga autorët që i m...
Briken Sanaj ishte kthyer nga Italia për dasmën e shokut, ...
Vrasja e 39-vjeçarit Briken Sanaj te “Kodra e Diellit”, dy...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi që tronditi “...
Breshëri plumbash janë derdhur ndaj 39-vjeçarit Briken San...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...