web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapen 21 emigrantë të paligjshëm/ Në pranga 3 të rinjtë që i transportonin

2 Nëntor 2022, 16:30, Kronika CNA
Kapen 21 emigrantë të paligjshëm/ Në pranga 3 të
Foto nga arrestimi

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit 21", në sajë të të cilit janë vënë në pranga 3 persona për transport të paligjshëm emigrantësh ilegalë.

Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit me iniciale R. I., 32 vjeç, Gramsh, D. G., 31 vjeç dhe P. L., 35 vjeç, të dy banues në Fier.

Këtas persona janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në autostradën Tiranë-Elbasan, duke transportuar me një automjet, 21 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.  

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 21 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". 

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga