web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënoi oficerët e policisë/ Plagoset shqiptari në Greqi, i përfshirë në qarqet e krimit

23 Maj 2026, 10:08, Kronika CNA

Kërcënoi oficerët e policisë/ Plagoset shqiptari në

Një shtetas shqiptar, me inicialet A.H. u qëllua nga policia greke pasi kërcënoi oficerët e policisë së vendit fqinj.

Siç raportohet nga mediat greke, 41-vjeçari kishte qenë prej kohësh i përfshirë në qarqet më të ashpra të krimit të organizuar, duke pasur pas vetes një akuzë të rëndë me vrasje, dhjetëra grabitje të armatosura, përdhunime dhe arratisje të njëpasnjëshme.

Ky shtetas njihej edhe me pseudonimet "Titi" dhe "Jorgo", ndërsa përdorte edhe mbiemra dhe detaje identiteti të ndryshme për ta bërë të vështirë gjetjen e tij.

Ai akuzohet për të paktën dy vrasje, ndërsa emri i tij lidhej me një bandë që, nga viti 2009 deri në vitin 2012, kishte lëshuar një valë terrori me më shumë se 70 grabitje të armatosura në shtëpi dhe dyqane./CNA

 





Lajmet e fundit nga