web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjykata cakton masën e sigurisë për një nga autorët

22 Maj 2026, 14:38, Kronika CNA

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjykata cakton masën e

Gjykata e Tiranës ka caktuar 60 ditë “arrest në burg” për shtetasin E.H., një nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz. Sipas raportimeve, ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë raportohet po ashtu se në banesën e tij u gjetën rroba pjesërisht të djegura dhe me shenja boje.

22-vjeçari u arrestua një ditë më parë, ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Grabitja ndodhi më 16 maj, ku dy autorët nën kërcënimin e armës vodhën argjendari ari dhe argjendi, me vlerë rreth 7 milionë lekë të vjetër. /CNA





Lajmet e fundit nga