Përfshihet nga zjarri një banesë në Orikum
Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Ori...

Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi u fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët dhe plagosi pronarin.
Sipas informacioneve policore, në pranga është vënë shtetasi M. C., i cili është vënë në pranga pas disa orësh kërkime.
Mësohet se gjatë paradites, 28-vjeçari kishte hyrë në lokal ku kishte kanosur klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Njoftimi i policisë:
Kavajë
U fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët, goditi me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe, për t’i shpëtuar Policisë, u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar edhe dy automjete të qytetarëve.
Kapet pas disa orësh kërkimesh dhe ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.
Pas disa orësh kërkimesh, 28-vjeçari u lokalizua dhe u kap në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, nga shërbimet operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.
Gjatë tentativës për t’u larguar, 28-vjeçari hodhi armën e zjarrit, e cila u gjet gjatë kontrollit në terren dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë morën njoftim, rreth orës 09:40 të ditës së sotme, se një shtetas i armatosur kishte hyrë në një bar-kafe në lagjen nr. 2, në qytetin e Kavajës, ku kishte kanosur klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë, por shtetasi i armatosur, për t’i shpëtuar Policisë, ishte larguar me shpejtësi me automjet dhe, gjatë largimit, kishte dëmtuar edhe një automjet të parkuar.
Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje, duke koordinuar veprimet me Forcat Operacionale të DVP Durrës.
Gjatë ndjekjes, si pasojë e shpejtësisë së lartë, shtetasi i armatosur humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen dhe me një automjet tjetër.
Më pas, ai braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Shërbime të shumta të Policisë vijuan kontrollet në zonë.
Pas disa orësh kërkimesh, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, Forcat Operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit M. C., alias M. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të territorit, u gjet në një kanal dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dhe gjatë kontrollit në automjetin tip Range Rover në përdorim nga 28 vjeçari u gjet krehëri me municion luftarak.
Nga hetimet paraprake rezulton se 28-vjeçari ka kanosur dy klientë të lokalit dhe ka goditur në kokë, me qytën e pistoletës, pronarin e lokalit, shtetasin S. V., 64 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. /CNA
Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Ori...
Një 32-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme në V...
Një banesë është përfshirë nga zjarri afër zonës së Tregut...
Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme...
Kryeparlamentari dhe drejtuesi politik i Qarkut të Korçës ...
Një operacioni policor i koduar “Argjendaria”, ka përfundu...
Shërbimet e Policisë kanë zbuluar një magazinë, të marrë m...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin K...
Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur ditën e sot...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në pranë qyte...
Një operacion i gjerë antidrogë, i koduar “Night Clubs”, ë...
Në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave ...
Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në ...
Një shtetas grek është dërguar pa shenja jete mbrëmjen e s...
Një konflikt ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen 10 t...
"Daily Mail" i ka kushtuar një artikull dënimit me burgim ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligj...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisari...
Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e ...
Ditën e sotme, vajza e mitur e familjes Dhëmbi ka tentuar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...