Plumbat në Lushnjë/ Zbulohet “shënjestra”, i plagosur në këmbë
Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet...

Julian Sula, 45 vjeç, është personi ndaj të cilit sot pranë stadiumit në Lushnjë iu bë atentat.
Automjeti në të cilin lëvizte Sula u qëllua me plumba dhe mbeti i plagosur në këmbë.
Sula ndodhet në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen dhe është në kërkim të autorëve.
Në fshatin Lifaj u gjet dhe automjeti i atentatorëve që plagosën 45-vjeçarin.
Po kush është Julian Sula?
Julian Sula është një personazh jo pak i njohur për autoritetet. Ai njihet me nofkën “Juli i Pashakos” dhe është një person me precedentë penalë.
Sula dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari kriminale, përfshirë pastrim parash.
Në vitin 2021, policia i sekuestroi 70,060 euro dhe një makinë luksi (Porsche Cayenne) nga pasuritë e tij.
Po ashtu, prokuroria ka nisur hetime pasurore me pretendimin që disa nga pasuritë e tij janë fituar në mënyrë të paligjshme.
Julian Sula është njeriu që u dyshua si “personi i tretë” i përfshirë në masakrën e Lushnjës ku u vranë disa persona. Ai vetë u paraqit në polici për të dhënë deklarime, por u lirua pas marrjes në pyetje.
Nga hetimet nuk u gjetën prova bindëse që lidhnin Sulën direkt me ngjarjen.
Në qershor të 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thikë në një pikë bastesh, pasi u përfshi në konflikt me persona që dyshohet se ishin anëtarë të bandës së Aldo Bares.
Sipas disa burimeve, ai është qëlluar disa herë me thikë në atë incident. Në vitin 2023, një apartament i Julian Sulës në Durrës (vlerë afërsisht 120,000 euro) iu konfiskua nga autoritetet. Kjo është pjesë e një hetimi pasuror penal.
Në medie, ai është përmendur si një “rival” i Aldo Bares, që është emër i njohur në skenën kriminale shqiptare.
Sulo njihet si një ndër kundërshtarët e Aldo Bares, ka miqësi të ngushtë me Laert Haxhiun dhe ka pasur një sërë problematikash në atentatet midis dy grupimeve.
Në 2019 është ndaluar në kufi me Redjan Rrajën teksa tentonte të dilte jashtë vendit pas atentatit në drejtim të ish-prokurorit Arjan Ndoja./ CNA
Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen "Misto...
Një banesë në lagjen “15 tetori” në Fier është përfshirë n...
Pas një operacioni të koduar “OROSHI”, i zhvilluar nga Kom...
Dorëzohen dy personat e armatosur në Orosh të Fushë-Arrëzi...
RENEA vijon prej më shumë se 6 orësh negociatat me dy pers...
RENEA ndodhet prej më shumë se dy orësh në fshatin Orosh t...
Gazetari Elton Qyno ka zbardhur dëshminë e gruas së Eduart...
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia e Pukës k...
Një aksident rrugor është regjistruar sot në kryqëzimin e ...
Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Tiranë. Sipas inf...
Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Masa”, ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfu...
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e d...
Pamjet e kamerave të sigurisë pranë banesës së deputetit t...
Një 40-vjeçar është paraqitur i plagosur me armë zjarri në...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 57-vjeçar i dënuar ...
Policia ka arrestuar një 23-vjeçar i cili qarkullonte me a...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit...
Policia e kryeqyteti ka goditur një rast të falsifikimit t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...