Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Pas një operacioni të koduar “OROSHI”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, me mbështetjen e strukturave të DVP Shkodër, Drejtorisë së Antiterrorit dhe Forcave Speciale RENEA, janë vënë në pranga dy persona që kundërshtuan Policinë me armë.
Operacioni nisi rreth orës 09:00, në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kur një person i dyshuar, duke parë shërbimet e Policisë, u fut në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C., dhe kërcënoi me armë punonjësit e Policisë. Për shkak të rrezikshmërisë së situatës, u kërkua ndërhyrja e forcave policore të specializuara.
Forcat Speciale RENEA morën nën kontroll perimetrin e banesës dhe pas 12 orësh negociatash me të afërmit e personave të rrezikshëm, dy shtetasit që ndodheshin brenda banesës u dorëzuan pa përdorur forcë.
Gjatë operacionit, u sekuestruan:
4 armë zjarri automatike dhe 1 pistoletë,
17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës,
një flamur i organizatës terroriste ISIS.
Njëri nga shtetasit, E. U., 35 vjeç, ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit e arrestuar janë:
E. U., 35 vjeç, i dënuar më parë për “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”,
J. C., 34 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe “Kanosje”.
Njoftimi i Policisë
Pukë/Finalizohet operacioni policor i koduar “OROSHI”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, strukturat e DVP Shkodër, Drejtoria e Antiterrorit me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.
Kërcënuan me jetë punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Pukë, u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të Policisë së Repartit Special Renea duke u rrezikuar jetën, pas 12 orësh në rrethim, pamundësisë për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre, vetëdorëzohen dy shtetas që u mbyllën në banesë.
Sekuestrohen 5 armë zjarri, municion luftarak, granata dore difensive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.
Vihen në pranga të dy shtetasit që kundërshtuan Policinë me armë.
Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.
Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.
Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.
Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.
Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.
Në momentin e vetëdorëzimit, shtetasi E. U. kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. U., 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.
J. C., 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”./ CNA
Dorëzohen dy personat e armatosur në Orosh të Fushë-Arrëzi...
RENEA vijon prej më shumë se 6 orësh negociatat me dy pers...
RENEA ndodhet prej më shumë se dy orësh në fshatin Orosh t...
Gazetari Elton Qyno ka zbardhur dëshminë e gruas së Eduart...
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia e Pukës k...
Një aksident rrugor është regjistruar sot në kryqëzimin e ...
Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Tiranë. Sipas inf...
Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Masa”, ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfu...
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e d...
Pamjet e kamerave të sigurisë pranë banesës së deputetit t...
Një 40-vjeçar është paraqitur i plagosur me armë zjarri në...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 57-vjeçar i dënuar ...
Policia ka arrestuar një 23-vjeçar i cili qarkullonte me a...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit...
Policia e kryeqyteti ka goditur një rast të falsifikimit t...
Një aksident është shënuar pasditen e kësaj së shtune në a...
Policia e Patrës në Greqi zhvilloi një operacion për një r...
Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar ...
Një ngjarje e rëndë është konfirmuar mëngjesin e sotëm, pa...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...