web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dënuar nga GJKKO për grup kriminal dhe prodhim narkotikësh/ Vihet në pranga 56-vjeçari

25 Tetor 2025, 10:23, Kronika CNA

I dënuar nga GJKKO për grup kriminal dhe prodhim narkotikësh/

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 56-vjeçar të shpallur në kërkim nga SPAK-u.

56-vjeçari Ardian Kastrati është shpallur në kërkim pasi GJKKO e ka dënuar me 7.4 vite burg për përodhim e shitje narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.

Dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2.7 vite burg.

 

U ekzekutuan urdhri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Ardian Kastrati., 56 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grup i strukturuar kriminal””, njofton policia.





Lajmet e fundit nga