Ishte i dehur dhe përplasi një person/ Arrestohet efektivi i policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efek...

Një 47-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi fshehu në kamionin që drejtonte,3 persona që synonin të kalonin ilegalisht në Itali.
Në pranga është vënë shtetasi K. Gj., ndërsa janë arrestuar gjithashtu 2 nga personat e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Njëri prej tyre akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Ndërkohë personi tjetër i fshehur në kamion, i dënuar më parë në Itali, është vënë në hetim. Policia ka sekuestruar kamionin, celularët dhe dokumentet e këtyre personave.
Njoftimi i policisë:
Port, Durrës
Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni i koduar “Marine”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kuifirit.
Fshehu në kamionin që drejtonte, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali, arrestohet 47-vjeçari.
2 nga shtetasit e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, njëri prej tyre i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Këta 2 shtetas u vunë në pranga, ndërsa shtetasi tjetër i fshehur në kamion, i dënuar më parë në Itali, u vu në hetim.
Sekuestrohen kamioni, celularë dhe dokumente të këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit finalizuan operacionin policor të koduar “Marine”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi:
K. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", pasi në kamionin që drejtonte u gjetën të fshehur 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Nga verifikimet e kryera në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se:
-shtetasi R. M., 37 vjeç, banues në Lezhë, i fshehur në kamion, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit Publik në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. 37-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.
-shtetasi K. D. alias K. F. alias K. P., i fshehur në kamion, ishte shpallur në kërkim kombëtar në Itali. Ky shtetas u arrestua dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për të.
-shtetasi S. D. alias K. M. i fshehur në kamion, ka qenë i dënuar më parë, me burgim, nga Gjykata e Pratos, Itali, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Për këtë shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /CNA
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efek...
Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Dishnicë të ...
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik pranë Policisë së...
Një 37-vjeçari i shpallur në kërkim u kap dhe u vu në pran...
Një shtetas 46-vjeçar u kap dhe u arrestua sot në fshatin ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Tiranë. Nj...
Një 58-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autor...
Interpoli ka mundur të ekstradojë shtetasin E.L. nga Milan...
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Dritan Goxhaj i ftuar në...
Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka kërcënuar...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Një shtetase indoneziane 20-vjeçare është proceduar në gje...
Autori i vrasjes në Berat, K.M., 63 vjeç, ka dhënë dëshmin...
Një 28-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ofroi para p...
Policia ka zbuluar një bazë ku ishin fshehur një arsenal a...
Prokuroria e Lezhës ka lëshuar disa urdhër-arreste për zyr...
Një ditë më parë shtetasit E.B., punonjës në Drejtorinë e ...
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje rreth vrasjes së një ...
Pesë persona janë arrestuar në Zvicër pasi akuzohen për tr...
Arrestohet autori i vrasjes me thikë në qytetin e Beratit....
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...