Kërkimet për Elion Haton/ Çfarë u gjet brenda makinës në Sauk
Polica ka dalë me një njoftim zyrtar për makinën që u ...

Arrestohet në Itali me qëllim ekstradimit drejt vendit tonë 52-vjeçari me iniciale S.C, pasi Gjykata e Gjirokastër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Po kështu është arrestuar në Itali, Sebastian Varaku alias Ervin Varaku, 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet e 8 ditë burgim.
Ndërkohë është ekstradua nga Italia drejt vendit tonë, Elmir Dashi, 40 vjeç, pasi në vitin 2018, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet me homologët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, finalizohen në Itali, 2 operacione policore të koduara “Rimbursimi” dhe “Filiali”.
Gjithashtu, falë bashkëpunimit, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas i dënuar me 4 vjet burgim.
-Gjatë operacionit “Rimbursimi” është lokalizuar dhe vënë në pranga një shtetas italian i kërkuar për krijim të kompanive fiktive, me qëllim përfitimin e rimbursimit.
-Gjatë operacionit “Filiali”, Policia italiane, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe vuri në pranga një shtetas të dënuar për vjedhjen e një shumë parash në filialin e një banke.
Është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi italian S. C., 52 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Shtetasit S. C., A. D. dhe S. C., në bashkëpunim me shtetasit shqiptarë I. Q. dhe E. B., kishin krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.
-Po falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, Policia italiane lokalizoi dhe vuri në pranga me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasin Sebastian Varaku alias Ervin Varaku, 38 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet e 8 ditë burgim. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 7 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2015, në Shijak, Durrës, një shtetas i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe ka marrë një sasi parash. Nga hetimet rezultoi se autor i kësaj vepre penale ka qenë shtetasi Sebastian (Ervin) Varaku.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt vendit tonë.
Gjithashtu, falë bashkëpunimit, u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë, shtetasi Elmir Dashi, 40 vjeç, pasi në vitin 2018, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, kryer bashkëpunim./CNA
Polica ka dalë me një njoftim zyrtar për makinën që u ...
Për vrasjen e Gentian Bejtjas në banesën e tij në fsha...
Një 38-vjeçar me iniciale M.M është arrestuar në Vaun ...
Zbardhen të tjera detaje nga atentati ndaj Gentjan Bej...
Arrestohet në Tiranë 38-vjeçari me iniciale E. F., pasi au...
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur një di...
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy të rinjtë e arrestuar ...
Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave p...
Pas ekzekutimit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja,...
Policia ka zbarkuar në Sauk. Gazetarja Klodiana Lala rapor...
Policia ka dhënë informacionin zyrtar mbi automjetin që ës...
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-policit të burgj...
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona...
Pasditen e sotme është ekzekutuar me armë zjarri ish-polic...
Ish-polici Gentian Bejtja është ekzekutuar pasditen e sotm...
Shtyhet seanca për Evis Berberin dhe 2 biznesmenët. Mësohe...
Gjatë kontrolleve Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ...
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona Ll. D., 31 vjeç, ...
Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Igumenicë ku është a...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëng...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...