web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Yrshek/ Përplaset nga automjeti, humb jetën shoferi i motorit

26 Maj 2026, 16:19, Kronika CNA

Aksident në Yrshek/ Përplaset nga automjeti, humb jetën shoferi i

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Yrshekut në Tiranë, më konkretisht në rrugën “Gryka e Kaçanikut”.

Automjeti me drejtues shtetasin A. M., 52-vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G.,21-vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Forcat policore ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA





Lajmet e fundit nga