web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasi me makinë të miturin në Elbasan që ndërroi jetë/ Arrestohet regjisori

26 Maj 2026, 10:48, Kronika CNA

Përplasi me makinë të miturin në Elbasan që

Regjisori Petri Bozo është arrestuar nga policia, pasi përplasi një ditë më parë në Elbasan, një 7-vjeçar, i cili ndërroi jetë.

Sipas raportimeve, Bozo ka deklaruar në polici se në momentin e aksidentit nuk po lëvizte më shpejtësi, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e djeshme  në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”.

Pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme lidhur me arrestimin e Bozos dhe shkaqet e aksidentit tragjik. /CNA





Lajmet e fundit nga