web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në aksin Elbasan-Prrenjas/ Bllokohet qarkullimi për rreth 40 minuta

24 Maj 2026, 19:25, Kronika CNA

Aksident në aksin Elbasan-Prrenjas/ Bllokohet qarkullimi për rreth 40

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Elbasan-Prrenjas.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë shënuar dy të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks, duke bërë që ndërsa qarkullimi i automjeteve të bllokohet për afro 40 minuta./CNA





Lajmet e fundit nga