web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrezikoi sigurinë e pushuesve/ Bllokohet gomonia në Dhërmi, gjobë 500 mijë lekë drejtuesit

24 Maj 2026, 17:17, Kronika CNA

Rrezikoi sigurinë e pushuesve/ Bllokohet gomonia në Dhërmi,

Disa patrullime të kryera në vijën bregdetare Vlorë-Ksamil kanë përfunduar me gjobëvënie.

Kjo pasi pushuesit kishin njoftuar shërbimet e Policisë Kufitare se një mjet lundrues i llojit gomone kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Dhërmiut, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh.

Në vijim u konstatua se gomonia kishte drejtues shtetasin F. D.

Në përfundim të procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative 500.000 lekë të rinj. Gjithashtu, u bë dhe bllokimi i mjetit lundrues./CNA

 





Lajmet e fundit nga