web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy djemtë e pronarit të marketit në kërkim për plagosjen e një efektivi/ Detaje nga shpërthimi me tritol në Tiranë

25 Maj 2026, 11:15, Kronika CNA

Dy djemtë e pronarit të marketit në kërkim për

Janë zbardhur detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit në një market në zonën e Shkozës.

Biznesi ku u vendos tritoli është në pronësi të shtetasit L.L., i cili është babai i dy vëllezërve të përfshirë në plagosjen e efektivit në Shkozë. Dy vëllezërit janë ende në kërkim lidhur për plagosjen e efektivit, 30-vjeçar, A.K.

Ata kanë pasur një konflikt disa muaj më parë me fqinjin e efektivit, i cili dhe i ka dhunuar. Kjo dyshohet të jetë dhe shkak i plagosjes së 30-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së tritolit si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. /CNA





Lajmet e fundit nga