web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentat ndaj shqiptarit në Itali/ 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba

10 Tetor 2022, 13:26, Kronika CNA

Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar disa herë me armë zjarri në Vittoria, në provincën e Raguzës, në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se 39-vjeçari është qëlluar me 7 plumba. Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

39-vjeçari ishte i ligjshëm në territorin italian dhe me leje qëndrimi të rregull. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes ndërsa po punohet për identifikimin e autorit që qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj shqiptarit./CNA.al





Lajmet e fundit nga