Biden pritet ta takojë Netanyahu-n në fund të korrikut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kry...

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 korrik, ndërsa sondazhet sugjerojnë se gjasat janë të mëdha që Partia Laburiste e Keir Starmerit do të fitojë bindshëm ndaj konservatorëve. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgewell, nëse opozita fiton, politikat britanike ndaj çështjeve madhore globale si agresioni rus në Ukrainë, apo lufta në Lindjen e Mesme, nuk pritet të ndryshojnë shumë.
Qyteti Dartford, në lindje të Londrës, është një zonë zgjedhore ku që nga viti 1967, partia që ka fituar aty, ka dalë fituese në tërë vendin. Rezultati në këtë zonë zgjedhore shihet si një tregues i kahut nga do të ecë Britania.
14 vjet pas qeverisjes së konservatorëve, në mes të votuesve vihen re pakënaqësi. Por, mungon entuziazmi edhe për alternativat.
“Nuk është vetëm populli i Anglisë që vendos se çfarë do të ndodhë në vend”, thotë për "Zërin e Amerikës", Yasmine Nicholls.
“Unë nuk i besoj asnjërit prej kandidatëve. Aq më tepër kur ish-kryeministri ynë Boris Johnson gënjeu”, thotë z. Hilmi.
Boris Johnson dha dorëheqje pas një sërë skandalesh, duke përfshirë shkeljen e rregullave gjatë pandemisë së COVID-it. Ai është një nga pesë kryeministrat konservatorë gjatë tetë viteve të fundit, që janë karakterizuar nga ndryshime të shpeshta të udhëheqësve konservatorë.
Analistët thonë se kryeministri i tanishëm, Rishi Sunak, e ka pasur të vështirë t’i kapërcejë problemet e paraardhësve të tij.
“Çështja kryesore është kostoja e jetesës, por gjithashtu edhe skandalet e shumta”, thotë për "Zërin e Amerikës" Ursula Hacket, analiste politike nga Universiteti i Londrës.
Partia Laburiste e opozitës, nën udhëheqjen e Keir Starmerit, është rreth 20 për qind përpara konservatorëve sipas shumicës së sondazheve. Por nëse fiton, zoti Starmer do të trashëgonte një ekonomi të dobët.
“Një nga pyetjet kryesore me të cilat do të përballet një qeveri e re e zotit Starmer do të jetë, nga do t’i gjejë fondet për të përmirësuar shërbimet e shkatërruara tona publike ?”, thotë për "Zërin e Amerikës" analisti Anand Menon nga universiteti ‘King's College’ në Londër.
Sipas tij, nëse do të fitonte Partia Laburiste e zotit Starmer, Britania nuk do t’i ndryshonte politikat e saj ndërsa vazhdojnë luftërat në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në kushtet e pasigurisë politike globale.
“Për dy krizat e mëdha, Gazën dhe Ukrainën, ka shumë pak, për të mos thënë aspak, dallime ndërmjet qëndrimeve të dy partive të mëdha. Nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime”, thotë zoti Menon.
Partitë më të vogla mund të luajnë një rol të madh për të përcaktuar fituesin. Liberal Demokratët e qendrës së majtë, ka mundësi t’i nxjerrin konservatorët në vendin e tretë.
Partia kundër emigracionit, Reforma mund të marrë gjithashtu votues konservatorë me prirje të djathta.
Udhëheqësi i partisë Reforma, Nigel Farage, është kritikuar gjerësisht nga partitë e tjera pasi tha se Perëndimi e provokoi Rusinë për të sulmuar Ukrainën./ VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kry...
Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emis...
Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se ...
Një në tre demokratë mendon se presidenti i Shteteve t...
Miliona votues në Britani do t’u drejtohen qendrave të...
Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje sërish Serbis...
Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gja...
2 tërmete janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Gr...
Rudolph Giuliani-t, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jor...
Në Tiranë autoritetet publikuan sot strategjinë e re të mb...
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán vizitoi Kievin të ...
Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore iz...
Dy persona humbën jetën nga stuhia e fuqishme që goditi të...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasado...
Kosova e ka shpallur të mërkurën ditë zie për ndarjen ...
Ndërmjet 7 qershorit dhe 28 qershorit 2024, Policia Fe...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të...
Rezultati është katastrofal për aleancën e Presidentit...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bisl...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...