Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor
Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gja...

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje sërish Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar të mos i ofrojë asaj platformë për ta promovuar luftën agresore, pasi Beogradi e priti të martën në një vizitë zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.
Grushko u prit më 2 korrik nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin serb zhvilloi takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë.
“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale me luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar agresore të Rusisë kundër Ukrainës”, tha një zëdhënës i BE-së për Radion Evropa e Lirë (REL).
Ai tha se Këshilli i BE-së e njeh ndihmën humanitare dhe mbështetjet e tjera që Serbia i ka dhënë për Ukrainën, por se pret nga ajo - si vend kandidat për anëtarësim në BE - të përafrohet me politikën e jashtme të bllokut evropian.
Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) tha në një përgjigje për REL-in se Shtetet e Bashkuara "nuk besojnë se ndonjë vend duhet t'i japë Rusisë platformë për ta promovuar luftën e saj agresore kundër Ukrainës".
"Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe e gjithë Evropa, kanë interes të madh në rezultatin e luftës ruse kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është tejet e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar përballë agresionit të Rusisë”, tha DASH.
SHBA-ja gjithashtu vlerësoi mbështetjen që Serbia ia ka dhënë Ukrainës deri më tani.
Gjatë takimit në Beograd, Vuçiç, e falënderoi Grushko për mbështetjen e tij në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën, e cila u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin maj.
Vuçiç postoi në Instagram një fotografi nga takimi me zëvendësin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ku shkroi se e falënderon Rusinë veçanërisht për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë.
“Kemi biseduar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Rusisë dhe i kemi vlerësuar si shumë të mira”, tha presidenti serb.
Një ditë më herët, Grushko takoi edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, me të cilin bisedoi për çështjet aktuale të sigurisë dhe shprehu nevojën për koordinim të vazhdueshëm të institucioneve kompetente të sigurisë, njoftoi MPB-ja serbe.
Grushko u prit edhe nga zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish-shefi i agjencisë serbe të inteligjencës, Aleksandër Vulin, i cili është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara për shkak të lidhjeve të tij me Moskën.
Krahas bashkëpunimit politik, Serbia dhe Rusia janë duke thelluar edhe bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik.
Serbia ka mbështetjen e Rusisë në kundërshtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian, Serbia nuk ka ndërmarrë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës./ REL
Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gja...
2 tërmete janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Gr...
Rudolph Giuliani-t, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jor...
Në Tiranë autoritetet publikuan sot strategjinë e re të mb...
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán vizitoi Kievin të ...
Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore iz...
Dy persona humbën jetën nga stuhia e fuqishme që goditi të...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasado...
Kosova e ka shpallur të mërkurën ditë zie për ndarjen ...
Ndërmjet 7 qershorit dhe 28 qershorit 2024, Policia Fe...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të...
Rezultati është katastrofal për aleancën e Presidentit...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bisl...
Më shumë se 300 persona janë shtruar në spital për shk...
Ukraina po lehtëson kushtet e mobilizimit për t’u përballu...
Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Ev...
Tetëmbëdhjetë të burgosur, përfshirë disa të dënuar me...
Ushtria izraelite i ka urdhëruar palestinezët të evaku...
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të hën...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...