Përkrahësit e Nikki Haley-t mund të përcaktojnë zgjedhjet presidenciale
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasado...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se propozimi i Presidentit Joe Biden për t'i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit është ende i arritshëm, ndërsa i ka kërkuar Hamasit që ta pranojë atë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kryediplomati amerikan ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e planeve të pasluftës, për të rindërtuar Gazën dhe parandaluar një vakum sigurie atje.
Ndërsa trupat izraelite vazhdojnë të thellojnë depërtimin në Gazë në ndjekje të militantëve, kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi të hënën se aftësitë ushtarake të Hamasit pothuajse janë eliminuar.
"Po i afrohemi fundit të fazës së eliminimit të ushtrisë terroriste të Hamasit dhe do të vazhdojmë të godasim mbetjet e saj”, tha zoti Netanyahu.
Njoftimi erdhi ndërsa shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, i bëri thirrje Hamasit që të pranojë propozimin për paqe me disa faza. Ai foli gjatë një takimi në Institutin Brookings.
“Mendoj se propozimi i Presidentit Biden është i arritshëm. Do të ishte mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për t'i dhënë fund konfliktit në Gazë, për të ndaluar dhunën dhe rritur masivisht ndihmën, për t'i kthyer të gjithë në shtëpi, përfshirë pengjet amerikane”, tha zoti Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se nuk duhet të ketë një vakum sigurie në Gazë pas përfundimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit
“Duhet të ketë plane të qarta, koherente dhe të arritshme për qeverisjen e Gazës, për sigurinë dhe natyrisht, për të ndihmuar njerëzit që të rindërtojnë jetët e tyre të shkatërruara”, tha zoti Blinken.
Një nga palestinezët, jeta e të cilit ka ndryshuar rrënjësisht dhe kërkon llogaridhënie, është Dr. Mohammed Abu Selmia, drejtor i spitalit Al Shifa. Ai u lirua të hënën nga një burg izraelit ku mbahej që nga nëntori.
“Na kanë torturuar keq, kam një gisht të thyer. Më goditën vazhdimisht në kokë, duke shkaktuar gjakderdhje disa herë. Torturat janë pothuajse të përditshme në burgjet izraelite”, tha Dr. Mohammed Abu Selmia, drejtor i spitalit Al Shifa.
Zyrtarët e burgut izraelit i thanë gazetës “Washington Post” se nuk ishin në dijeni të pretendimeve për tortura, duke shtuar se të burgosurit kanë të drejtë të paraqesin ankesa që do të shqyrtohen plotësisht.
Trupat izraelite bastisën vitin e kaluar spitalin Al Shifa, nën pretendimet se militantët e Hamasit po e përdornin atë si qendër komandimi. Zyrtarët e spitalit i mohuan akuzat.
Abu Selmia u lirua së bashku me rreth pesëdhjetë palestinezë të cilët u kthyen në Gazë për trajtim mjekësor./ VOA
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasado...
Kosova e ka shpallur të mërkurën ditë zie për ndarjen ...
Ndërmjet 7 qershorit dhe 28 qershorit 2024, Policia Fe...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të...
Rezultati është katastrofal për aleancën e Presidentit...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bisl...
Më shumë se 300 persona janë shtruar në spital për shk...
Ukraina po lehtëson kushtet e mobilizimit për t’u përballu...
Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Ev...
Tetëmbëdhjetë të burgosur, përfshirë disa të dënuar me...
Ushtria izraelite i ka urdhëruar palestinezët të evaku...
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të hën...
Grupi militant palestinez Xhihadi Islamik, aleat i Hamasit...
Steve Bannon, një prej aleatëve kryesorë të ish-presid...
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha...
Gjykata Supreme e Spanjës i mbajti në fuqi fletarresti...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se ve...
Kërcënime me bomba, njoftime për sulme, fyerje antisem...
Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...