Erdogan synon që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në maj
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar një letër liderit kinez, Xi Jinping, duke e ftuar atë për bisedime.
Letra i është dorëzuar delegacionit kinez në Forumin në Davos nga Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas.
Zelensky vazhdimisht ka kërkuar që të krijojë kontakt me Xi Jinping që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fundin e shkurtit të vitit të kaluar, me shpresën se Pekini do të përdorë ndikimin që ka mbi liderin rus, Vladimir Putin.
Gjatë një fjalimi të martën në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, Olena Zelenska tha se kishte një letër për Xi, por ajo dha më shumë detaje gjatë një konference për media më 18 janar.
“Është një gjest dhe ftesë për dialog dhe shpresoj shumë se do të ketë përgjigje për këtë ftesë”, tha ajo për gazetarët.
Kina dhe Rusia njoftuan për një bashkëpunim “pa kufi” pak para se Putin të urdhëronte trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022.
Kina ka tentuar që ta pozicionojë veten si neutrale sa i përket luftës, ndërkaq në të njëjtën kohë ka thelluar lidhjet me Moskën, veçanërisht në sektorin e energjisë.
Por, disa analistë kanë sugjeruar se Pekini mund të shndërrohet në një ndërmjetës për të negociuar dhënien fund të luftimeve në Ukrainë.
Në shtatorin e vitit të kaluar, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u bëri thirrje “të gjitha palëve që të mos zgjerojnë krizën”, duke theksuar se ka shqetësime lidhur me ndikimin ekonomik të konfliktit, që ka prekur shtetet në mbarë botën.
Presidenti ukrainas kishte deklaruar në gushtin e kaluar se kishte kërkuar “zyrtarisht për një bisedë” me homologun kinez, duke shtuar se dialogu do të ishte “i dobishëm”.
Pavarësisht se nuk ka pasur një takim Zelensky-Xi, kryediplomatët e dy shteteve janë takuar vitin e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork./ REL
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 18 janar se nuk ka ...
Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shpeshherë ka dëshmua...
Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe një herë: Ukraina dhe partn...
Hungaria po tenton edhe një herë të dobësojë sanksione...
Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg ës...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialog, Miro...
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gats...
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyy, d...
Deri 2 muaj më parë, një nga pyetjet kryesore me të cilat ...
Policia gjermane njoftoi se aktivistja e klimës, Greta Thu...
Shtëpia e Bardhë tha të martën se do t'i përgjigjet në mën...
Shtetet e Bashkuara do të investojnë 50 milionë dollar...
Viti i ri ka nisur me shumë telashe për kancelarin Ola...
Prokurori federal i Belgjikës tha të martën se ish-anë...
Një kandidat i dështuar republikan, për të cilin autor...
Ka arritur në 44 numri i viktimave si pasojë e sulmit të R...
Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet ...
NATO ka dislokuar sot avionë survejimi në Rumani. Tre ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se Rusia duhet t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...