SHBA investon miliona për të demaskuar regjimin te koreano-veriorët
Shtetet e Bashkuara do të investojnë 50 milionë dollar...

Shtëpia e Bardhë tha të martën se do t'i përgjigjet në mënyrën e duhur e me ndershmëri, pyetjeve të ligjvënësve mbi dokumentet e klasifikuara që u gjetën në shtëpinë dhe ish-zyrën e presidentit Joe Biden, ndërsa akuzoi republikanët për hipokrizi mbi mënyrën se si po e trajtojnë këtë çështje.
Të shtunën, një këshilltar ligjor i presidentit demokrat njoftoi se në shtëpinë e zotit Biden në Uilmington të shtetit Delauer, ishin gjetur edhe pesë dokumente të tjera, të shënjuara si sekrete. Ai tha se ato u ishin dorëzuan menjëherë zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë.
Këshilltarët ligjorë të presidentit patën gjetur edhe më parë dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij dhe në një institut kërkimor në Uashington, që shërbente si zyrë për zotin Biden, pas largimit nga detyra e nënpresidentit në administratën Obama. Për të hetuar mbi këtë çështje Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ka emëruar një prokuror të posaçëm.
Shtëpia e Bardhë ka qenë kryesisht në pozita mbrojtëse që prej momentit që çështja u publikua në shtyp. Publiku mësoi rreth saj vetëm në janar, megjithëse këshilltarët ligjorë të presidentit Biden, i kishin zbuluar dokumentet e para sekrete në fillim të nëntorit, përpara zgjedhjeve për Kongresin, përcaktuese mbi kontrollin e organit legjislativ. Kjo gjë ka nxitur kritika nga republikanët.
Një prokuror i posaçëm po heton gjithashtu trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Trump, të cilat u gjetën në rezidencën e tij në Florida, pas përfundimi të mandatit në Shtëpinë e Bardhë.
Të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ian Sams, u përpoq të krahasonte çështjen e dokumenteve sekrete të zotit Biden, me dramën e zgjatur që çoi në zgjedhjen e udhëheqësit republikan Kevin McCarthy, në detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në fillim të këtij muaji.
"Ata po shtiren si të zemëruar rreth zbulimeve dhe mbi transparencën, e nga ana tjetër nuk i kërkojnë kryetarit të tyre të publikojë marrëveshjet sekrete që ai bëri për të marrë mbështetje nga anëtarët e grupit të tij, grupit të partisë së tij, ekstremit të djathtë, MAGA-s", u tha zoti Sams gazetarëve, duke iu referuar sloganit të ish-presidentit Donald Trump "Make America Great Again", “Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”.
"Ne po mësojmë pak nga pak, lëshimet që ai ka bërë në këto negociata dhe ndikimin serioz që ato do të kenë te publiku amerikan", tha zoti Sams.
Për të marrë detyrën e kryetarit, zoti McCarthy bëri lëshime të mëdha, duke përfshirë vendosjen e një rregulli që do t’i jepte secilit prej 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të drejtën për të kërkuar në çdo kohë, një votim për shkarkimin nga detyra të kryetarit.
Zoti McCarthy ka thënë se nevojiten më shumë të dhëna lidhur me dokumentet që posedonte zoti Biden, si dhe nëse ai ka ende të tjera.
Konferenca për shtyp e zotit Sams u duk se ishte planifikuar pjesërisht si një kundërpërgjigje mes kritikave dhe pikëpyetjeve të ngritura nga republikanët lidhur me kohën e informimit të publikut mbi dokumentet sekrete.
Zoti Sams tha se njoftimet mbi këtë çështje gjatë një hetimi të Departamentit të Drejtësisë paraqesin rreziqe dhe se përgjigjet në këto raste mund të jenë të paplota. Ai tha se disa pyetje mund të mos marrin përgjigje derisa të përfundojë hetimi nga prokurori i posaçëm.
"Ne e kuptojmë se ka një tension mes nevojës për të qenë bashkëpunues me një hetim të vazhdueshëm të departamentit dhe kërkesave të drejta për informacion shtesë. Ndaj po përpiqemi të ruajmë këtë ekuilibër", tha zoti Sams.
I pyetur nëse ishte Departamenti i Drejtësisë që kishte kërkuar Shtëpisë së Bardhë që të mos bënte publike të dhëna specifike, zoti Sams tha se nuk do të fliste mbi këtë çështje.
Zoti Sams tha gjithashtu se Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte disa letra që kishte marrë nga komisioni Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve i udhëhequr nga republikanët dhe se do t’u përgjigjej atyre në kohën e duhur.
"Angazhimi ynë është të punojmë në mirëbesim me Kongresin. Kur ata bëjnë një kërkesë, ne do të veprojmë në mënyrën e duhur e me ndershmëri", tha ai. "Presim që dhe anëtarët e Kongresit të kenë të njëjtën qasje", tha ai.
Javën e kaluar zoti Biden u pyet nga një gazetar se sa vendim i mençur ishte ruajtja e materialeve të rëndësishëm pranë makinës së tij sportive “Corvette”. Ai vuri në dukje se si makina ashtu edhe dokumentet ndodheshin brenda në garazh, të mbyllura.
Shtëpia e Bardhë përsëriti të martën angazhimin e zotit Biden për të bashkëpunuar me Departamentit të Drejtësisë.
Zoti Sams kritikoi republikanët për qëndrime kontradiktore lidhur me dokumentet sekrete, kur bëhet fjalë për zotin Trump.
"Këta janë të njëjtët republikanë që nuk pipëtinë, në lidhje me trajtimin e materialeve të klasifikuara nga zoti Trump”, tha zoti Sams. "Edhe kur flisnin, ata vetëm e mbronin atë", shtoi ai më tej./VOA
Shtetet e Bashkuara do të investojnë 50 milionë dollar...
Viti i ri ka nisur me shumë telashe për kancelarin Ola...
Prokurori federal i Belgjikës tha të martën se ish-anë...
Një kandidat i dështuar republikan, për të cilin autor...
Ka arritur në 44 numri i viktimave si pasojë e sulmit të R...
Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet ...
NATO ka dislokuar sot avionë survejimi në Rumani. Tre ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se Rusia duhet t...
Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, udhëtoi a...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, që luf...
Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krah...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një z...
Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e teni...
Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër...
Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologë...
Ministri i jashtëm britanik James Cleverly do të inkurajoj...
Megjithëse janë vetëm ditët e para që ushtarakët ukrainas ...
Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk...
Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion bizne...
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...