A do të merret sërish në pyetje Olaf Scholz për aferën Cum-Ex?
Viti i ri ka nisur me shumë telashe për kancelarin Ola...

Shtetet e Bashkuara do të investojnë 50 milionë dollarë (46 milionë euro) gjatë pesë viteve të ardhshme për të futur fshehurazi informacione rreth botës së jashtme në Korenë e Veriut, duke shpresuar të përmirësojë imazhin e SHBA-së dhe Koresë së Jugut për koreano-veriorët. Si pjesë e një pakete më të gjerë vjetore të shpenzimeve të mbrojtjes, Presidenti i SHBA-aë, Joe Biden, nënshkroi në fund të dhjetorit ligjin e Otto Warmbier kundër censurës dhe mbikqyrjes së Koresë së Veriut.
Akti është krijuar për të kundërshtuar censurën dhe mbikëqyrjen gjithëpërfshirëse të Phenianit ndaj qytetarëve të saj.
Ky vendim erdhi pas arrestimit të një studenti amerikan në Phenian në vitin 2016, i cili u dënua me 15 vjet burg për vjedhjen e një posteri. I liruar në qershor 2017 në një gjendje vegjetative, 22-vjeçari Warmbier ndërroi jetë në një spital në Ohio gjashtë ditë më vonë.
Sipas aktit, fondet do të shkojnë në Agjencinë Amerikane për Median Globale, e cila në mënyrë efektive shërben si një organizatë promovuese për qeverinë e SHBA-së, duke transmetuar dhe shpërndarë informacione në mbarë botën.

"Është interesant fakti se si SHBA-ja tani duket se është më e gatshme të operojë në ‘zonat gri' që vendet e tjera i kanë shfrytëzuar prej disa kohësh. „Lufta do të jetë vetëm një nga masat shtrënguese që po zbatohet, teksa ndodhemi ende nën pragjet që do të shkaktonin një konflikt konvencional”, tha për DW, Dan Pinkston, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në kampusin e Seulit, në Universitetin e Trojës.
SHBA shpreson që koreano-veriorët 'të shtrojnë më shumë pyetje'
Uashingtoni po kërkon të arrijë Rusinë, e cila ka qenë veçanërisht efektive në mbjelljen e propagandës që i çon përpara qëllimet e saj gjeopolitike, tha Pinkston. Programi amerikan do të fokusohet në prodhime radiofonike shtesë, si dhe në zhvillimin e "mjeteve të lirisë së internetit", që janë krijuar për të ndihmuar përdoruesit të anashkalojnë kufizimet e vendosura nga qeveria e Koresë së Veriut për aksesin e lirë në botën dixhitale. "Radio duhet të jetë relativisht e lehtë, por aksesi në internet është më sfidues," tha Pinkston, duke shtuar se "qasjet më të sofistikuara" mund të mos vihen re nga Pheniani në fillim, por "mund të kenë një efekt shumë më shpejt në propagandën e tij”. "Idealisht, një "sulm" i suksesshëm duke përdorur informacionin do të anashkalohet për ca kohë. Kjo e bën që të jetë më delikate dhe të ketë qëllimin afatgjatë për të destabilizuar dhe për t'i nxitur njerëzit e Koresë së Veriut të bëjnë më shumë pyetje," tha Pinkston.
Koreja e Veriut godet mediat e huaja
Eujin Kim, e cila u largua me nënën dhe motrën e saj nga Provinca e Hamgyong-it të Veriut në vitet 1990 për shkak të mungesës së ushqimit që rrënoi atdheun e saj, tha se marrja e më shumë informacioneve në veri do të nxiste kritikat ndaj regjimit, por paralajmëroi se do të ishte e rrezikshme.

Analistët paralajmëruan se Pheniani ka shtuar goditjet në muajt e fundit ndaj kujtdo që kapet duke dëgjuar transmetime radiofonike të huaja ose duke parë filma apo programe televizive të futura kontrabandë në vend. Sipas raportimeve të rinjtë që janë parë duke praktikuar lëvizje kërcimi në muzikën K-pop janë dërguar në koloni penale. "Njëzet vjet më parë, shumë pak informacione për botën e jashtme hynin në Korenë e Veriut, por tani shumë njerëz atje kanë parë lajme ose shfaqje televizive ose filma nga jashtë”, tha Kim, një anëtare e Freedom Speakers International, organizatë që i ndihmon refugjatët koreano-veriorë të mësojnë anglisht. "Por gjatë vitit të fundit, është e qartë se qeveria po përpiqet shumë të kontrollojë informacionin që po hyn në vend," tha ajo. "Regjimi është shumë i shqetësuar për këtë sepse kjo i kërcënon ata, dhe vetëm pak ditë më parë dëgjova se një djalë adoleshent ishte ekzekutuar pasi kishte parë një film koreano-jugor”.
"Po bëhet gjithnjë e më e vështirë”
Gazeta e lajmeve Daily NK me bazë në Seul raportoi në fund të dhjetorit se qytetarët e Koresë së Veriut janë urdhëruar të ndjekin shfaqjet e filmave qeveritarë që tregojnë poshtërimin dhe ndëshkimin publik të njerëzve që janë kapur duke parë filma të huaj. Përmbajtja e huaj është cilësuar nga regjimi si "toksina të rrezikshme që rrënjosin iluzionet për vendet armike dhe paralizojnë ndërgjegjen revolucionare dhe klasore”. Pamjet tregojnë grupe njerëzish që qortohen nga turmat brenda një stadiumi, me kokat e tyre të ulura, teksa me sa duket presin dënimin e tyre publik. Në janar, qeveria e Koresë së Veriut do të miratojë Aktin për Mbrojtjen e Gjuhëve Kulturore të Phenianit, i cili i ndalon qytetarët të përdorin terma të huaj kur flasin apo shkruajnë. Ai gjithashtu do të nxjerrë jashtë ligjit modën dhe modelin e huaj të flokëve, si dhe do të rrisë dënimet për aksesin në mediat joqeveritare.
"Po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha Kim. "Njerëzit kanë fytyrat e tyre publike dhe mendimet e tyre private, por është gjithnjë e më e rrezikshme t'i ndajnë ato mendime."/DW
Viti i ri ka nisur me shumë telashe për kancelarin Ola...
Prokurori federal i Belgjikës tha të martën se ish-anë...
Një kandidat i dështuar republikan, për të cilin autor...
Ka arritur në 44 numri i viktimave si pasojë e sulmit të R...
Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet ...
NATO ka dislokuar sot avionë survejimi në Rumani. Tre ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se Rusia duhet t...
Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, udhëtoi a...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, që luf...
Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krah...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një z...
Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e teni...
Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër...
Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologë...
Ministri i jashtëm britanik James Cleverly do të inkurajoj...
Megjithëse janë vetëm ditët e para që ushtarakët ukrainas ...
Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk...
Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion bizne...
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...