"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialog, Mirosllav Lajçak, takoi ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Takimet me dy liderët, më 18 janar, Lajçaku i zhvilloi ndaras në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Lajçak shkroi në rrjetin social "Twitter" se gjatë takimit me Kurtin diskutuan “për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”.
Edhe në takimin e tij me Vuçiçin, u tha se u diskutua për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Lajçak më 20 janar do të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.
Ai do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, dhe ai i Gjermanisë, Jens Plotner, njoftoi në një konferencë për media të mërkurën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“I dërguari i posaçëm Lajçak, do të udhëtojë këtë javë në rajon. Kjo vizitë do të jetë në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Lajçak do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte”, tha Stano, duke shtuar se në Prishtinë do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ”, tha Stano.
Sipas burimeve në Bruksel, gjatë takimeve në Prishtinë dhe Beograd, fokusi kryesor do të jetë propozimi për një marrëveshje bazë dhe për organizimin e takimeve në nivel të lartë në dialog sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për këtë propozim.
Kosova është nën presion që të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas SHBA-së dhe BE-së, është obligim i Prishtinës.
Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tyre, ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.
Formimi i Asociacionit është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë është arritur pajtimi për parimet.
Problemet kyçe në lidhje me formimin e Asociacionit lidhen me kompetencat e tij.
Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në frymën e Kushtetutës, përkatësisht nenin 3 për “barazinë para ligjit” dhe kapitujt për “të drejtat dhe liritë themelore” dhe “të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre”.
FES nuk zbuloi pjesë nga versioni i ri i draft-statutit, por tha se është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës.
Kryeministri Kurti ka shprehur qëndrimin e se është kundër një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Asociacioni të diskutohet në kuadër të një marrëveshjeje finale për normalizimin e raporteve.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Prishtina kërkon që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gats...
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyy, d...
Deri 2 muaj më parë, një nga pyetjet kryesore me të cilat ...
Policia gjermane njoftoi se aktivistja e klimës, Greta Thu...
Shtëpia e Bardhë tha të martën se do t'i përgjigjet në mën...
Shtetet e Bashkuara do të investojnë 50 milionë dollar...
Viti i ri ka nisur me shumë telashe për kancelarin Ola...
Prokurori federal i Belgjikës tha të martën se ish-anë...
Një kandidat i dështuar republikan, për të cilin autor...
Ka arritur në 44 numri i viktimave si pasojë e sulmit të R...
Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet ...
NATO ka dislokuar sot avionë survejimi në Rumani. Tre ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se Rusia duhet t...
Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, udhëtoi a...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, që luf...
Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krah...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një z...
Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e teni...
Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër...
Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...