Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi: Marrëveshja në Bruksel, si pikë kthese në dialog
Fakti që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presiden...

Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u pajtuan që formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me rëndësi prioritare, tha Presidenca e Serbisë.
Vuçiç ka shkruar në profilin e tij në Instagram më 3 mars se ka informuar ambasadorin Hill për rundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.
Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.
Ai tha gjithashtu se të premten ka biseduar edhe me ambasadorin britanik në Beograd, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për të formuar sa më parë Asociacionin.
Në takimin e së hënës, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtuan që për Propozimin Evropian - Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin ose planin e zbatimit.
Në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.
Në praktikë, kjo do të thotë se duhet të formohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një konferencë virtuale me gazetarë, më 28 shkurt, se Asociacioni duhet të formohet dhe se ai duhet të përfaqësojë “një nivel të vetëmenaxhimit, që nuk do të ndërhyjë në rendin kushtetues të Kosovës, në strukturën juridike dhe as funksionalitetin e Kosovës”.
Problemi kryesor për formimin e Asociacionit lidhet me kompetencat e tij.
Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për formimin e Asociacionit nuk janë në përputhje me 23 nene të Kushtetutës, që kryesisht kanë të bëjnë me barazinë para ligjit, të drejtat dhe liritë themelore dhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe pjesëtarëve të tyre.
Kurti, duke iu referuar këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ka përsëritur vazhdimisht se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik./REL
Fakti që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presiden...
Një gjykatë në Minsk e ka dënuar me 10 vjet burg laureatin...
Vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmev...
Zyrtarët e Bashkimit Europian dhe vendet nga blloku i përb...
Dy shtetas amerikanë u arrestuan nën akuzat se eksportuan ...
Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj,...
Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpër...
Gjykata e Apelit në Bruksel ka rrëzuar apelimin e avokati...
Përplasja fatale e dy trenave në Tempi ka sjellë 57 viktim...
Një denoncim është bërë nga avokati Giorgos Bartzo, mbi tr...
Përmendni për një moment çdo lloj çështje që trajtohet me ...
Një tjetër grevë është palajmëruar nga punonjësit e sektor...
Pas një viti lufte në Ukrainë, ekspozimi dhe arrestimi i s...
Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton të premten Shtëpinë ...
Presidenti Vladimir Putin provokoi vetë ngjarjet që çuan n...
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha gja...
Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve njoftoi t...
Komunitetet në mbarë botën çliruan më shumë dioksid karbon...
Partitë opozitare në Kosovë kritikuan të enjten kryeminist...
Hungaria ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...