Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Përmendni për një moment çdo lloj çështje që trajtohet me prioritet nga "Fox News", dhe do të shihni që për të do të nisë shumë shpejt një hetim parlamentar nga Kongresi i kontrolluar tashmë nga republikanët: origjina e koronavirusit, kërcënimi për tregjet tona të kapitalit bashkëpunimi i supozuar midis kompanive të mediave sociale dhe Partisë Demokratike.
Disa kongresmenë republikanë kanë nisur së fundmi një hetim, nëse Departamenti i Drejtësisë ka pasur në shënjestër prindërit që protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe mbajtjes së maskave në mbledhjet e bordit të shkollës. Asgjë nuk e ushqen më shumë makinerinë e përhershme të zemërimit, sesa një hetim i gjerë mbi një skandal të paqartë, por që duket gjithsesi drithërues.
Dhe asnjë ndjekje nuk është më e paqartë dhe më emocionuese sesa obsesioni i deritanishëm dhe i pafrytshëm i një pjese të medias me Hanter Biden. Prej 2 vitesh, konservatorët e kanë akuzuar djalin rebel të presidentit Xho Bajden për shitje influencash, pastrim parash, ryshfet dhe për lobim të jashtëm të paligjshëm.

Ata janë përpjekur t’i shndërrojnë fatkeqësitë e tij personale në një “përbindësh” të fuqishëm për ta ngatërruar dhe shpërqendruar të gjithë administratën. Dhe tani që kontrollin e hetimeve në Kongres e kanë republikanët, mund të arrijnë atë që duan: një shans për ta shqyrtuar në detaje jetën e turbullt të Hanter Bajden.
Kundërshtimi ndaj kësaj fushate të re mund të jetë instinktiv nga çdo prind. Por në fakt presidenti Bajden duhet ta dëshirojë një hetim të tillë. Gjatë varësisë aktive të Hanter Biden nga lëndët narkotike, Xho Bajden ia bëri të qartë djalit të tij dhe botës, se dashuria e tij atërore nuk varej nga sjellja e djalit të tij.
Tani është koha për të bërë të qartë se sjellja e tij ka pasoja. Xho Bajden duhet të bëjë
një thirrje të qartë që djali i tij të bashkëpunojë, jo me republikanët në Kongres, por me Departamentin e Drejtësisë. Kjo do ta lejonte Hanter Bajdenin të shihte punët e tij, dhe ta lejonte administratën e drejtuar nga babai i tij që të përqendrohet në çështjet që kanë më shumë rëndësi për popullin amerikan.
Deri në këtë pikë, familja Bajden - të paktën publikisht - i ka shpërfillur kërcënimet e republikanëve. “Paçi shumë fat me këtë nismë!”- u tha atyre Xho Bajden vjeshtën e vitit të kaluar. Ndërkohë bashkëshortja e tij, njëherazi njerka Xhill Bajden ka deklaruar thjesht se “Hanter është i pafajshëm”.

Por edhe demokratët më optimistë e dinë se Hanter Biden ka nevojë të japë disa shpjegime. Departamenti i Drejtësisë e ka marrë nën hetim atë që nga viti 2018. Vjeshtën e vitit 2022, gazeta “The Washington Post” citoi burime pranë grupit hetimor, që thanë se Departament i Drejtësisë kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për shkelje penale në lidhje me krimet tatimore dhe gënjeshtrat në plotësimin e një formulari federal.
Natyrisht, të mashtrosh me taksat, dhe të gënjesh në një formë të caktuar, nuk janë asgjë në krahasim me pretendimet e korrupsionit në nivelet më të larta për të cilat flet shpeshherë Taker Karlson dhe gazetarë të tjerë. Por problemi i Hanter Bajden shkon përtej respektimit strikt të ligjit.
Gjithçka që duan të bëjnë republikanët në këtë rast, është të rikrijojnë atmosferën së cilës Hilari Klinton nuk mundi t’i shpëtojë. Muajin e kaluar, Hanter Bajden shpalosi një taktikë të guximshme në mbrojtjen e tij: Ekipi i tij ligjor kërkoi që Prokurori i Përgjithshëm i Delauerit, Departamenti i Drejtësisë dhe IRS (organi hetimor tatimor) të hetojnë figurat kryesore përgjegjëse për zbulimin e historisë së laptopit, si dhe shpërndarjen e informacionit të tij personal pa lejen e tij.
Sado të rënda që janë akuzat kundër tij, e vetmja pjesë e së vërtetës së pakapërcyeshme është privilegji që ka gëzuar Hanter Biden. Ky privilegj i ka shërbyer atij si një lloj leje për të shmangur burgun. E njëjta gjë është e vërtetë për fëmijët e panumërt të politikanëve të tjerë – sigurisht duke përfshirë edhe ata të Donald Trump.

Por vënia në dukje e standardit të dyfishtë, nuk do të mjaftojë për të kundërshtuar kritikat e republikanëve. Demokratët janë përpjekur të injorojnë më herët nismat ligjore të republikanëve, duke shpresuar se akuzat do të zhdukeshin apo se votuesve nuk do t’u interesonin vërtetë.
Ndonjëherë kjo funksionon. Por nëse përpjekjet e kundërshtarit zgjatin mjaftueshëm, ato mund të bëjnë vërtetë dëm.
Kështu ato ia dolën të njollosin njëherë përgjithmonë familjen Klinton. Çfarëdolloj gjëje që mund të ketë bërë ose jo Hanter Bajden, nëse babai i tij e miraton hetimin e Departamentit të Drejtësisë - dhe premton të qëndrojë plotësisht jashtë tij - kjo do të vinte në avantazh makinerinë zakonisht të ngadaltë dhe të qëndrueshme të zbatimit të ligjit mbi sjelljet partizane të anëtarëve të Kongresit të ekstremit të djathtë. (Si një bonus, Departamenti i Drejtësisë do të ketë shumë më pak gjasa sesa Kongresi për t’u thelluar në elementët më të këqij të kësaj historie).
Dhe pastaj është fakti që Xho Bajden ndërtoi një profil kombëtar si një pjesëmarrës i zellshëm në luftën kundër drogës, e cila dërgoi në burg qindra mijëra njerëz, kryesisht burra me ngjyrë. Ndërsa djali i tij përfundoi duke u bërë një artist që punonte në Malibu, Kaliforni, ndershmëria e Xho Bajden për këtë hetim, mund të zbehte disi imazhin negativ të qasjes “rregullat vlejnë për ty, por jo për mua” që i përndoqi Klintonët kudo që shkonin.
Reputacioni i tij si një politikan në thelb i ndershëm (dhe si një baba i sjellshëm e i dashur) është “ilaçi” që ka bashkuar karrierën e tij. Hedhja poshtë e akuzave se familja e tij ka përfituar nga pozicioni i tij në këtë rast, i jep ritëm çdo akuze tjetër.
Hanter Bajden është përballur me jo pak hetime, por gëzon avantazhe që shumica e njerëzve nuk i kanë: Pavarësisht se çfarë ndodh, nuk ka gjasa ta gjejë veten të varfër apo pa mundësi financiare. Ndoshta një privilegj edhe më i madh, është fakti që familja e tij ka një dashuri kaq të qartë dhe shumë të pakushtëzuar ndaj tij.
Unë jam prekur sa herë që Xho Bajden ka dalë në mbrojtje të djalit të tij. E di se dëshmia e tij për vlerën e Hanter Bajden si person e ka ndihmuar jo pak në destigmatizimin e varësisë së këtij të fundit nga droga. Të qenit i gatshëm për të luftuar për djalin e tij kundër të gjithëve, ka qenë një mënyrë përmes së cilës Xho Bajden e ka treguar dashurinë e tij. Por ta lejosh djalin tënd që t’ia dalë mbanë vetë para një sfide të madhe dhe ta duash po njëlloj, është diçka krejtësisht tjetër.
Një tjetër grevë është palajmëruar nga punonjësit e sektor...
Pas një viti lufte në Ukrainë, ekspozimi dhe arrestimi i s...
Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton të premten Shtëpinë ...
Presidenti Vladimir Putin provokoi vetë ngjarjet që çuan n...
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha gja...
Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve njoftoi t...
Komunitetet në mbarë botën çliruan më shumë dioksid karbon...
Partitë opozitare në Kosovë kritikuan të enjten kryeminist...
Hungaria ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Minis...
Nxënësit e shkollave anembanë vendit në Greqi kanë dhënë l...
Mjekja ligjore Rubini Leontari vuri në dukje se të enjten ...
Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkivi, është vetëm ...
Diplomatët e lartë nga 20 vendet kryesore të industrializu...
Në rast se Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kos...
Para pak më shumë se një viti kancelari gjerman, Olaf Scho...
Në fjalimin e tij, kancelari Scholz e vuri theksin tek e d...
Ambasadori i Izraelit në Greqi, Noam Katz, ka dhuruar gjak...
Konsulenti i menaxhimit të OSE, Pavlos Terezakis, shpjegoi...
Një shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktim...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...