Shpërthim me granatë në Gjykatën e Podgoricës/ Një viktimë dhe pesë të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpër...

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj, në një intervistë të dhënë për emisionin “Përballje”, ka folur për propozimin europian, i cili ishte temë diskutimi ditë më parë në një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.
Mushkolaj gjatë bisedës me kryeredaktorin e "Telegrafit", Muhamet Hajrullahu tha se propozimi europian është arritje tejet e madhe për Kosovën.
Sipas saj, Kosova tashmë është në një nivel tjetër ndërkombëtar dhe palë e barabartë me shtetin serb.
“Atë natë kur u arrit marrëveshja dhe zotimi i dy palëve se do ta zbatojnë këtë plan kuptohet do të duhet të shkohet edhe në një proces të gjatë dhe të mundimshëm të planit operacional, por përgjithësisht plani është një e arritur tejet e madhe për shtetin tonë. Tash jemi në një nivel komplet tjetër ndërkombëtar. Ju e patë se kjo duket fillimisht si lloj shakaje…Në ueb-faqen e Bashkimit Europian (BE) aty ku është shpall ky plan, nuk ka më asterisk. Nuk është më ajo fusnota”, vlerësoi ajo.
Tutje Mushkolaj theksoi se nga momenti që palët e kanë pranuar këtë plan të hartuar nga BE-ja, Kosova nuk është më një objekt i studimeve dhe bisedimeve ndërkombëtare por subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Ne deri më tash kemi qenë realisht objekt i diskutimeve ndërkombëtare. Dhe në gjithë procesin e bisedimeve, që bazamentin e ka që nga viti 2010 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe në procesin e vështirë teknik, mandej politik, ne kemi qenë objekt i bisedimeve.
Tani ne jemi qartësisht dhe plotësisht dy palë të barabarta. Dhe, si të barabarta na njeh BE-ja. Meqenëse ky mekanizëm i negociatave i fasilituar nga BE-ja e ka bazamentin në një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tregon realisht që bashkësia ndërkombëtare përgjithësisht, prej atij momenti kur të dyja palët e kanë pranuar këtë plan të hartuar plotësisht dhe të vendosur në tavolinë merre ose le, prej atij momenti edhe nga shtetet që nuk na njohin ne jemi subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në raport me Serbinë jemi dy palë të barabarta. Dhe si të tillë prej atij momenti edhe Serbia e ka marr si obligim ndërkombëtar që të na trajtojë”, është shprehur ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese për "Telegrafin".
Ajo vlerësoi se “nga teksti vërehet se raportet tona janë të ndërtuara mbi parimet e Kartës së OKB-së, mbi parimin e respektimit të pacenueshmërisë së kufijve, integritetit territorial, sovranitetit dhe të gjitha cilësive që i ka një shtet. Gjithashtu edhe në arenën ndërkombëtare, Serbia asnjëherë nuk do të guxojë që të flasë në emër të Kosovës, sepse aty thotë pa marrë parasysh – prezumimet përkatëse në arenën ndërkombëtare, Serbia nuk do të flasë më kurrë në emër të Kosovës”.
Sipas saj, Serbia tash e tutje do të njohë çdo dokument të Kosovës.
“Letërnjoftimet, targat e automjeteve Serbia nuk i ka njoftë, përkundër një procesi tejet të gjatë teknik e politik rreth këtyre dokumenteve tash blanko, të gjitha bashkë, të gjitha veçoritë që e bëjnë një shtet me simbole ndërkombëtare pasaporta, etj, Serbia na njeh si të tilla. Këto janë marrëveshje mes dy palëve të barabarta”.
E pyetur për dy pika të propozimit europian për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, nenin 7 dhe 10, për të cilat pretendohet se janë “të rrezikshme” për Kosovën, e në të cilat flitet për zyrtarizmin dhe mbrojtjen e Kishës ortodokse serbe si dhe për krijimin e një komiteti të përbashkët për respektimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi, Mushkolaj tha:
“Realisht proces i mundimshëm për ne është që të zbatojmë Kushtetutën tonë. Vetë Kushtetuta jonë është produkt i një procesi negociator dhe e dimë se një segment i rëndësishëm i Kushtetutës sonë është drejtpërdrejt i bartur nga propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe të gjitha këto çështje që i keni adresuar gati janë aty, por në forma të ndryshme.
E dyta, një pjesë e sistemit gjithëpërfshirës është 'copy-paste' në Kushtetutën tonë dhe ai është neni i famshëm 22 në të cilat i kemi të gjithë instrumentet ndërkombëtare. Ne e kemi të inkorporuar përveç Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e kemi konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, e kemi kapitullin e katërt plotësisht të bazuar në vetëqeverisje lokale mbi Kartën europiane të vetëqeverisjes lokale, etj”.
Mushkolaj potencoi se edhe pse Kosova si shtet i ri ka problem serioz me shumë dispozita të Kushtetutës së saj, asnjëherë s’kanë pasur guxim që t’i diskutojnë.
“Ne e kemi Ligjin për Vetëqeverisje Lokale që është më i vështirë për zbatim, që nuk zbatohet plotësisht se sa dispozitat që i kemi këtu. Kemi pasur në vitin 2013, dhe vet ai propozimi ynë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e vitit 2013, ajo marrëveshje i përfshin – gjashtë pikat e para i kemi për Asociacion të komunave me shumicë serbe. Me këtë dokument sado që e kemi vështirë me zbatu, ato pika dhe ai dimension janë më të zbutura, por përsëri është shumë e vështirë që ne të ballafaqohemi, pasi është diçka tjetër kur e kemi në letër dhe tjetër është realizimi i saj në praktikë”, tha tutje ajo.
Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese tregoi se Kosova ende nuk e ka Ligjin për zyrtarizimin e bashkësive fetare në vend.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që e përmendët më herët këtu nuk është i përfshirë, pasi këtu është i përfshirë një dimension tjetër. Çështja e Manastirit të Deçanit tanimë te ne dhe prej nxjerrjes së atij aktgjykimi është çështje e sundimit të ligjit… realisht Kisha ortodokse serbe, po asnjë bashkësi fetare nuk është e zyrtarizuar në Kosovë. Ne nuk kemi ligj për bashkësitë fetare. Nëse ne jemi mjaft të mençur se ai plani operacional e ka rëndësinë e vet, ne e përshpejtojmë kohën për të mos bërë diçka të veçantë, se kemi me u detyru… por kemi mundësi të realizojmë pjesën e zyrtarizimit dhe formalizimit të Kishës ortodokse serbe në mënyrë shumë të thjeshtë. Ne nuk kemi zbatuar, dhe kemi shumë pjesë të Kushtetutës sonë sidomos në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut që u takojnë dhe personave juridikë që nuk e kemi bërë realitet, sepse është shumë shpejt”.
Ajo potencoi se Kosova duhet që sa më parë të miratojë Ligjin për Bashkësitë fetare dhe se nëse nuk e miraton sa më shpejt mund të rrëshqasë në një terren të panjohur.
“Nëse ne kemi sukses dhe dimë si pozitë dhe opozitë që t’i ndajmë çështjet nacionale, ne duhet të miratojmë sa më shpejt që është e mundur Ligjin për regjistrim të bashkësive fetare, dhe me atë ligj rregullohet formalizimi i Kishës Ortodokse serbe, dhe nëse nuk e bëjmë ne mund të rrëshqasim në një terren që nuk dimë nga do të na çojë e Ligjin për regjistrim të bashkësive fetare kemi përsëri me nxjerr, se ndodh që për një gjë tepër të rëndësishme ne nuk mund ta arrijmë në këtë rrugëtimin tjetër për BE…”, vlerësoi ajo gjatë intervistës për "Telegrafin".
Juristja Mushkolaj tha më tej se me anë të Ligjit për Bashkësitë fetare Kosovës mund t’i hapen më shumë dyer për anëtarësime në organizata ndërkombëtare.
“Ne kemi apliku për në Këshillin e Europës, dhe ende nuk na u ka hap dera për vazhdim të procesit, nesër KE thotë ‘ku po doni me shku, merruni me atë ligj’, për zbatim të Kushtetutës sonë, jo të ndonjë dokumenti me Serbi. Ne e parandalojmë që të rrëshqasim në ndonjë terren të panjohur dhe e rregullojmë terrenin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ku këtu ne e kemi siguruar që Serbia mos me na pengu. Kur nuk na pengon Serbia edhe shtetet tjera mosnjohëse nuk mund të ndërhyjnë”, tha ndër të tjera Mushkolaj. /Telegrafi
Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpër...
Gjykata e Apelit në Bruksel ka rrëzuar apelimin e avokati...
Përplasja fatale e dy trenave në Tempi ka sjellë 57 viktim...
Një denoncim është bërë nga avokati Giorgos Bartzo, mbi tr...
Përmendni për një moment çdo lloj çështje që trajtohet me ...
Një tjetër grevë është palajmëruar nga punonjësit e sektor...
Pas një viti lufte në Ukrainë, ekspozimi dhe arrestimi i s...
Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton të premten Shtëpinë ...
Presidenti Vladimir Putin provokoi vetë ngjarjet që çuan n...
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha gja...
Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve njoftoi t...
Komunitetet në mbarë botën çliruan më shumë dioksid karbon...
Partitë opozitare në Kosovë kritikuan të enjten kryeminist...
Hungaria ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Minis...
Nxënësit e shkollave anembanë vendit në Greqi kanë dhënë l...
Mjekja ligjore Rubini Leontari vuri në dukje se të enjten ...
Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkivi, është vetëm ...
Diplomatët e lartë nga 20 vendet kryesore të industrializu...
Në rast se Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kos...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...