G7 dhe BE duan të sigurojnë financimin për Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u bëri thirrj...

Në një sulm ajror, që duket se është kryer nga Izraeli, në kryeqytetin libanez, Bejrut, është vrarë lideri numër dy politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Vrasja e Saleh Arouri mund të paraqesë një përshkallëzim të madh në luftën e Izraelit kundër grupit radikal palestinez dhe të rrisë rrezikun për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Arouri, i cili është figura më e lartë e Hamasit që është vrarë që kur ka nisur lufta Izrael-Hamas, po ashtu ishte edhe themelues i grupit ushtarak. Vdekja e tij mund të provokojë një hakmarrje të thellë nga milicia e fuqishme e Libanit, Hezbollah.
Sulmi ajror i së martës goditi një ndërtesë banimi në një qark shiit në Bejrut, që është bastion i Hezbollahut. Lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, është zotuar se do të kundërpërgjigjet ndaj çdo shënjestrimi që Izraeli u bën zyrtarëve palestinezë në Liban.
Hezbollahu dhe ushtria izraelite pothuajse çdo ditë këmbejnë zjarr në kufirin mes dy shteteve, që kur Izraeli ka nisur fushatën e tij ushtarake në Gazë pothuajse tre muaj më parë. Por, deri më tani grupi libanez duket se nuk ka qenë i gatshëm të përshkallëzojë në mënyrë dramatike luftimet. Por, tani një përgjigje e fortë mund ta përshkallëzojë konfliktin në kufirin verior të Izraelit.
Media shtetërore në Liban, Agjencia Kombëtare e Lajmeve, tha se sulmi u krye nga një dron izraelit, ndërkaq zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar për këtë rast. Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, nuk e përmendi në mënyrë të drejtpërdrejtë vdekjen e Arourit, por tha se “ne jemi të përqendruar që ta mbajmë fokusin në luftimet kundër Hamasit”.
“Ne jemi në gatishmëri të lartë për çdo skenar”, shtoi ai.
Vrasja e numrit dy të Hamasit vjen para vizitës në rajon të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në kohën kur Shtetet e Bashkuara po tentojnë të parandalojnë përhapjen e konfliktit, duke paralajmëruar vazhdimisht Hezbollahun – dhe mbështetësin e tij rajonal, Iranin – që të mos e përshkallëzojë dhunën.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të vazhdojë me sulmet në Gazë derisa Hamasi të shkatërrohet dhe të lirohen mbi 100 pengje që ende mbahen nga grupi radikal palestinez. Po ashtu, zyrtarët izraelitë kanë shtuar paralajmërimet ditëve të fundit se mund të intensifikojnë veprimet ndaj Hezbollahut, nëse nuk ndalen sulmet në kufi.
Netanyahu dhe zyrtarët e tjerë izraelitë vazhdimisht kanë kërcënuar se do të vrasin udhëheqësit e Hamasit kudo që ata ndodhen. Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë. Ky sulm nxiti luftën në Gazë, që ka lënë të vrarë mbi 22.100 palestinezë.
Izraeli ka pretenduar se ka vrarë një numër të udhëheqësve të nivelit të mesëm të Hamasit në Gazë, por kjo është hera e parë që – nëse merr përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësit të lartë të Hamasit – kryen sulme në një shtet tjetër duke shënjestruar liderët e Hamasit.
Arouri ishte zëvendës i liderit suprem politik të grupit, Ismail Haniyeh, dhe kishte udhëhequr praninë e grupit në Bregun Perëndimor. Ai po ashtu ishte një ndërlidhës kyç me Hezbollahun.
Sulmi i së martës në një ndërtesë banimi në Musharafieh, në periferi të Bejrutit, la të vrarë katër persona, sipas mediave libaneze. Hamasi ka konfirmuar se Arouri është vrarë së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të Hamasit, përfshirë edhe dy komandant ushtarakë./REL
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u bëri thirrj...
Rreth 90 për qind e banorëve të BE-së shprehen të këna...
Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në Japoni, ndërsa bëhet m...
Zgjedhjet presidenciale amerikane janë tronditur në vi...
Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.5 që go...
Pesë eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë ...
Luftime të ashpra janë raportuar në qytetin jugor të G...
Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botër...
Gjykata më e lartë eIzraelit ka rrëzuar një pjesë kyçe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka refuzuar thirrj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një dekl...
Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit...
Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin i...
Në orët e para të 24 shtatorit 2023, dy kamionë pa targa i...
BE-ja ashpërson më tej sanksionet për importimin e mal...
Një avion i Japan Airlines është përfshirë nga flakët pasi...
Presidenti amerikan, Joe Biden, njihet për gafat e shu...
Izraeli ka vijuar me bombardimet ajrore në Gaza duke s...
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Japoni ësh...
Lideri i opozitës në Korenë e Jugut është goditur me t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...